X

Thirri për intervistë Haradinajn, pse u krijua Gjykata Speciale dhe çfarë krimesh heton

Një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i tij pasi u thirr për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë për për krime lufte.

I emocionuar në një deklaratë për sjtyp, Haradinaj u shpreh se nuk mund ta cënonte nderin e shtetit të tij duke u thirrur si kryeministër i Kosovës.

Por çfarë është Gjykata Speciale, pse u krijua

Gjykata Speciale siç njihet në Kosovë ndryshe quhet edhe Gjykata e posaçme e OKB-së apo Gjykata e krimeve të luftës.

Kjo Gjykatë u krijua në dhjetor të vitit 2010 për të hetuar “trajtimet çnjerëzore dhe trafikimin me organe” në Kosovë. Gjithçka nisi nga raporti i Dick Marty-t, i cili u miratua nga EULEX dhe më pas ky i fundit krijoi një Forcë Speciale për hetimet dhe mas marrëveshjeve ligjore që u kryen mes Parlamentit të Kosovës dhe BE-së e kështu u hap rruga për të krijuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Rrjedhimisht sot ekzistojnë dy institucione të ndara dhe të pavarura me seli në Hagë: Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara.

Çfarë krimesh heton Gjykata Speciale?

Këtë gjë e ka shpjeguar Christopher Bennett, zëdhënës i SIFT në një deklaratë ku shprehet: Zyra e Prokurorit të Specializuar që drejtohet nga Prokurori, ndjek penalisht krime që përfshihen në juridiksionin e Gjykatës dhe përcaktohen me ligj. Ato janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në vitet 1998, 1999 dhe 2000, në atë territor ku sot shtrihet Republika e Kosovës, të kryera nga njerëz që i kap ligji, krime për të cilat është raportuar në raportin e Dick Marty-t.

Më tej Benett shton edhe diçka tjetër.

“Prokurori i Specializuar dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar bazohen tek ligji dhe tek faktet. Puna e tyre nuk influencohet nga etniteti, orientimi politik ose nga çështje që lidhen me pavarësinë e Kosovës,”– thotë ai më tej.

Ndërkohë ditën e sotme pas Haradinajt është thirrur për t’u marrë në pyetje edhe Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës i cili ka qenë edhe ish-anëtar e zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

More in BALLKAN, LAJME
Belinda apo Kejvina, kë zgjedh Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi ka qenë një prej të ftuarve në emisionin “3shat”. Moderatori ka folur për një nga figurat më të...

Close