X

‘Shqiptarët “zot” shtëpie’/ Pas pesë muajsh formohet administrata e Tuzit, miratohet buxheti për komunën

Që prej 3 Marsit të këtij viti komuna e Tuzit po drejtohet nga shqiptarët duke i dhënë fund pas 63 vitesh administrimit nga bashkia e Podgoricës.

Pas 5 muajsh në krye të detyrës, koalicioni fitues “Malsia na Bashkon” dhe kryetari i përzgjedhur Nikë Gjeloshaj kanë formuar administratën e plotë, të ndërtojnë strukturat e nevojshme për qeverisjen vendore.

Madje këtë të enjtë ata kanë arritur që të miratonin edhe buxhetin e vitit 2019, duke i hapur rrugë edhe projekteve të para për këtë zonë.

“Projekt kryesor është zhvillimi i infrastrukturës dhe i këtij vendi, sepse ka qenë fare i pazhvilluar. Do bëjmë lidhje më të mirë rrugore me Podgoricën. Shqiptarët janë të kënaqur që më në fund janë “zot” në shtëpinë e tyre dhe kërkojnë që tashme të mbahen premtimet e dhëna në fushatë dhe të investohet,”- tha Nikë Gjeloshaj, kryetar i komunës Tuz.

Tashmë Komuna e Tuzit dhe shqiptarët e kësaj treve në Malin e Zi shpresojnë që të vazhdojnë të jenë të bashkuar në mënyrë që zona të zhvillohet sa më shumë.

More in BALLKAN, LAJME
Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Marrja në pyetje e personaliteteve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, vazhdon...

Close