X

Raporti Kosovë-Serbi, Macron mesazh në gjuhën shqipe

Video e ligjëratës së presidentit francez, Emmanuel Macron mbajtur në konferencën e përbashkët në Beograd me homologun serb, Aleksandër Vuçiç, është përcjellë në gjuhën shqipe në profilin e tij zyrtar në “Facebook”. “Duhet të ndërtojmë së bashku paqen mes Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruhet në gjuhën shqipe në videon e fjalimit.

Në konferencën me homologun  Vuçiç, Macron theksoi se paqja midis Serbisë dhe Kosovës duhet të vendoset nga të dyja kombet dhe evropianët, duke përjashtuar influencat e huaja. Kjo thirrje e presidentit francez bëhet në një kohë kur liderët kosovarë përjashtojnë çdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa përfshirjen e SHBA-së ap të Bashkimit Evropian.

“Lufta që tani duhet të kryejmë së bashku, është lufta e kompromisit”, ka thënë ndër të tjera Macron.

More in BALLKAN, LAJME
I kapi mesazhet në telefon, zbulohet pse e vrau Adriatik Kuka gruan me thikë në zemër

Adriatik Kuka pretendonte se dikush e ngacmonte me mesazhe bashkëshorten. Adriatik Kuka dhe Hazbije Kuka kishin debatuar disa herë për...

Close