X

Policia në aksion në Sarandë, arrestohen tre persona

Policia e Sarandës bën me dije se ka arrestuar tre persona gjatë 24 orëve të fundit.

Uniformat blu të qytetit bregdetar njoftojnë se të arrestuarit kanë kundërshtuar policinë dhe kanë prishur qetësinë publike.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Policia ka arreatuar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Arrestohet në flagrancë shtetasi shtetasi V. B., 16 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.1 Sarandë, pasi pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E.Ç., shtetasi V. B., ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë V.A., i cili ky i fundit ka ndërhyrë për të shuar konliktin por ka mbetur i dëmtuar vetë.

Gjithashtu, policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit S.B dhe F.B (50 dhe 20 vjeç) për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Raporti Kosovë-Serbi, Macron mesazh në gjuhën shqipe

Video e ligjëratës së presidentit francez, Emmanuel Macron mbajtur në konferencën e përbashkët në Beograd me homologun serb, Aleksandër Vuçiç,...

Close