X

Në kërkim të alienëve, miliona njerëz do futen në zonën e ndaluar të Teksasit

1,7 milion njerëz priten të hyjnë në mënyrë ilegale në zonën 51 në Teksas , në kërkim të jetës jashtëtokësore !

“Ata nuk mund të na ndalojnë të gjithëve së bashku!” – ky është slogani i krijuar për disa muaj tashmë, i cili ka tërhequr pas tij rreth 1,7 milion njerëz, midis të cilëve edhe figura të njohur si Chuck Norris, Keanu Reeves, Rihanna etj .

Kjo nismë është caktuar të ndodhë në datën 20 shtator të këtij viti dhe çdo gjë do të transmetohet live në YouTube.

Zona 51 ne Teksas është një zonë ushtarake, e cila ruhet nga masat e sigurisë së lartë. Për shumë vite me rradhë në të nuk lejohen njerëzit, fotografitë e madje as dronat.

Teoritë e ndryshme konspirative thonë se zona 51 është një bazë eksperimentimi dhe analizimi i mbetjeve të anijeve jashtëtokësore , si dhe trupave jashtëtokësore.

Mendohet se shteti amerikan ne zonën 51 studjon teknologjinë e avancuar aliene, dhe mundohet ta përshtase atë me teknologjine tonë, me qëllim evolimi .

Ndër vite, ne lidhje me këtë temë janë pyetur dhe figura te larta të shtetit amerikan si presidentë , drejtues te FBI-se etj . Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një përgjigje të saktë dhe bindëse , madje ka pasur edhe nga ata që e kanë pranuar egzistencen e jashtëtokësoreve . Të tëra këto kanë shtuar më shumë dyshimet dhe kanë bërë që çdo ditë kësaj nisme ti bashkohen njerëz të rinj .

Alien , apo jo ? Le të presim datën 20 shtator .

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Aktiviteti i Aleancës për Teatrin/ Gjata: Nuk ka më shtet ligjor, kemi shtet të një njeriu

Në aktivitetin e Aleancës për Teatrin, fjalën e ka marrë edhe Çlirim Gjata, sekretar për Çështjet Ligjore në PD. Gjata...

Close