X

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dorëheqjen e Haradinajt, ja si e komentojnë serbët!



Dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqiptare por edhe tek ato botërore. Për dorëheqjen e Haradinaj ka shkruar BBC, Bloomberg, Spiegel e shumë të tjera, por nuk ka munguar as Euronews, në raportimin e këtij lajmi.

Euronews raporton se Haradinaj ka njoftuar dorëheqjen të premten, duek dhënë edhe arsyen e fortë, ku sipas tij është ftesa nga Gjykata e Hagës si i dyshuar.

Haradinaj nuk e ka për herë të parë, dorëheqjen si kryeministër pasi edhe më parë, në vitin 2005  ka hequr dorë nga posti i kryeministrit pasi u thirr si i dyshuar në Hagë.

Gjithashtu lidhur dorëheqjen e Kryeministrit kosovar kanë shkruar edhe media kroate Jutarnji.hr dhe serbe ku ka vënë në pah edhe deklarimin e Haradinajt rreth taksës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. “…ai lexoi letrën e dorëheqjes, por tha se taksa që qeveria e tij ka vendosur në importet e mallrave nga Serbia dhe BeH do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e mëtejshëm”, shkruan Blic.rs.

More in BALLKAN
Me sy të përlotur dha dorëheqjen, çfarë bëri pas konferencës Ramush Haradinaj (FOTO)

Me sy të përlotur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dha dje dorëheqjen. Gjatë fjalës së tij para mediave, Haradinaj  njoftoi...

Close