X

Gjysmë i zhveshur dhe i dehur/ Çmendet shqiptari, rreh klientët e lokalit bashkë me karabinierët

Një shqiptar gjysmë i zhveshur ka shkaktuar një gjurulldi të vërtetë në një bar në Milano.

Shqiptari është futur në lokal dhe ka filluar të ngacmojë seksualisht fillimisht klientët, më pas ka sulmuar një kalimtar pa ndonjë motiv të qartë.

Por çmenduria e tij nuk ka përfunduar këtu.

Shqiptari ka sulmuar edhe karabinierët që kishin ardhur për ta qetësuar.

Burri i kombësisë shqiptare, mosha 32 vjeç, u arrestua të enjten në mbrëmje në Pioltello nga karabinerët në akuzën e rezistencës dhe kundërshtimit të zyrtarëve publikë dhe lëndimeve të rënda.

Karabinierët janë lajmëruar nga disa kalimtarë që kanë sinjalizuar një zënkë jashtë në rrugë në një bar në qendër të zonës.

Me të arritur në brendësi të lokalit karabinierët kanë pikasur 32 vjeçarin tërësisht të dehur dhe pa bluzë që po rrihte një kalimtar.

As ndërhyrja e karabinierëve nuk ka shërbyer për të qetësuar burrin, që ka sulmuar edhe forcat e rendit, duke ushtruar dhunë ndaj tyre.

More in AKTUALITET, LAJME
Zgjedhjet në Kosovë/ Tërhiqet Mustafa, dalin emrat e rinj pretendentë për kryetar të LDK-së

Isa Mustafa më në fund ka vendosur të tërhiqet nga gara për Kryetar të LDK’së. Burime të Express kanë thënë...

Close