X

Erdogan: Nëse do jetë e nevojshme, do ndërhyjmë në Qipro si në vitin 1974

‘Ushtria turke nuk do të ngurrojë kurrë të ndërmarrë të njëjtin hap si 45 vjet më parë, nëse është e nevojshme për ë siguruar jetën dhe sigurinë e qipriotëve turq’, tha të shtunën presidenti turk, Erdogan.

‘Turqia nisi operacionin e paqes në Qipro për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e turqve qipriotë që janë një nga pronarët e barabartë të ishullit’, tha Erdogan në një deklaratë për shtyp.

Vërejtjet e Erdogan erdhën në 45 vjetorin e operacionit ushtarak të Turqisë nisur për të mbrojtur popullsinë turke në Qipro.

‘E gjithë bota është duke shikuar vendosmërinë tonë. Askush nuk duhet të dyshojë se ushtria heroike turke, e cila e sheh Qipron e veriut si atdheun e saj, nuk do të ngurrojë të ndërmarrë të njëjtin hap që duhej 45 vjet më parë, nëse është e nevojshme për jetën dhe sigurinë e qipriotët turq’, theksoi presidenti turk.

Erdogan kujtoi se operacioni ushtarak në vitin 1974 erdhi pasi të gjitha hapat diplomatikë u shteruan në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe shtoi:

‘Ata që mendojnë se pasuria e ishullit dhe rajonit i takon vetëm atyre, do të përballen me vendosmërinë e Turqisë dhe turqve qipriotë.’

Turqia, Greqia e Qiproja greke janë përplasur së fundmi lidhur me shpimet e Turqisë për gaz natyror në detin Egje, pranë ishullit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
‘Shqiptarët “zot” shtëpie’/ Pas pesë muajsh formohet administrata e Tuzit, miratohet buxheti për komunën

Që prej 3 Marsit të këtij viti komuna e Tuzit po drejtohet nga shqiptarët duke i dhënë fund pas 63...

Close