X

Çudia, i ndërrohet prona me vëllain,arrestohet për ndërtim pa leje

Një gabim i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Dibër i ka kushtuar rëndë 2 vjet më parë familjes Gazidedja.

E zonja e kësaj familjeje, Tefta thotë se gabimi i bërë nga ana e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Dibër, ka bërë që të arrestohet bashkëshorti i saj.

Sipas “Balkanweb”, se historia është e veçantë pasi Tefta thotë se hipoteka ka vendosur në pronësi dy objekte për dy vëllezër, por jo siç ata jetojnë.

Banesën e kunatit të saj e ka vendosur në emër të burrit të Teftës, ndërsa banesën e saj në emër të kunatit. Pikërisht kjo ka bërë që Tefta t’i drejtohet çdo instance e deri tek kryeministri por nuk ka gjetur zgjdhje.

Fjala e ankueses, znj. Tefta:

I jam drejtuar medias, meqenëse kam ndjekur të gjitha rrugët institucionale nga ata më të rëndësishme deri në nivelet më të ulëta, ato lokale. Problemin e kisha me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Dibër dhe ju drejtova kësaj zyre. Duke qenë se nuk gjeta zgjedhje, qoftë formale, qoftë verbale, iu drejtova Prefekturës., si organi më i lartë lokal në qarkun Dibër.

Pas kërkesës sime, Prefektura iu drejtua me shkresë Hipotekës për të zgjidhur problemin, për të korrigjuar pronësinë. Asnjë përgjigje nuk ka prej Prefekturës. Gjithashtu iu drejtova Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë, Zyra Qendrore në Tiranë i kërkon Zyrës vendore që të bëjë korrigjimin e pasurisë.

Pra i kam të gjitha shkresat, janë të depozituara dhe afishuara këtu. Psi Zyra Qendrore nuk i dha zgjidhje, as ajo këtu në Dibër, i jam drejtuar Ministrisë së Drejtësisë. MD kthen përgjigje përsëri dhe kërkon të bëhet korrigjimi i pasurisë, i hartës së pasurisë. Këtë nuk e quajnë korrigjim, por kalim pronësie. Pasi nuk mora zgjidhje as nga Ministria e Drejtësisë, i jam drejtuar me anë të një ankese kryeministrit. Nuk mora përgjigje as nga zyra e Kryeministrit. Kam vënë në dijeni Avokatin e Popullit, presidentin e Republikës, partitë më të mëdha opozitare në vend, që të reflektojnë në këtë çështje, pavarësisht se shkresat bashkëngjitur i kishte vetëm kryeministri.

Gabimi është bërë nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive. Gabimi është bërë në Hartën treguese të Pasurisë. Ata mundohen që gabimin e vet t’ua faturojnë të tjerëve, duke futur vëllezërit në konflikt. Në këtë rast, vëllai nuk ka faj, absolutisht. Se korrigjimin dhe kartën treguese të pasurisë e korrigjon vetë Zyra. Pra nuk shkon qytetari të bëjë regjistrimin. Edhe sikur qytetari të shkojë vetë, prapë verifikohet.

Kam marrë topograf privat, me licencë të ligjshme dhe ka bërë planin. E kam bërë që scili vëlla të ketë pjesën e vet. Prapë ata nuk e duan këtë mënyrë. Thonë duhet me kalim pronësie. Thotë merre vëllain, pse ta bezdis unë vëllain kur ai ka pronësinë e vet. Korrigjimin duhet ta bësh ti, sepse gabimin e ke bërë ti. Dhe ligji e kërkon kështu, është faktike, është në pronë të vet, Lutfiu në pronë të vet, vetëm kanë ndryshuar emrin. Pronat janë në rregull, faktike është se i gëzojnë të dy, i përdorin dhe i disponojnë të dy. Secili i ka faktike, vetëm se nuk i kanë ligjore. Thonë ta bësh me kalim pronësie.

Edhe me kalim pronësie ne po e bënim, vetëm, të marrim zgjidhje. Që unë të kem rruge zgjidhje për të nxjerrë leje për këtë ndërtim këtu. Që unë mos penalizohem më. Kam marrë burgim që është konvertuar në shërbim prove, vetëm pse kam bërë këtë ndërtim këtu dhe është në pronë faktike timen. Gjithë pasoja më ka ardhur nga Hipoteka në Dibër. Mua më vjen keq se jam ankuar në instancat më të larta dhe nuk kam marrë përgjigje. Unë jetoj në kushte të rënda. Nuk ka term që mund t’iu vësh këtyre institucioneve, mbushur me arrogancë e papërgjegjshmëri.

More in AKTUALITET, LAJME
Vala e të nxehtit përfshin sërish Shqipërinë, temperaturat rriten ndjeshëm duke filluar nga nesër

Vala e të nxehtit godet sërish Shqipërinë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat Duke nisur nga dita e nesërme, një...

Close