X

Aktiviteti i Aleancës për Teatrin/ Gjata: Nuk ka më shtet ligjor, kemi shtet të një njeriu

Në aktivitetin e Aleancës për Teatrin, fjalën e ka marrë edhe Çlirim Gjata, sekretar për Çështjet Ligjore në PD.
Gjata u ndal te vendimi i dytë i Gjykatës së Durrësit, i cili i dha mandatin e kryetarit të baskisë kandidates së PS, Valbona Sako.

“Nuk mundet një gjykatë e rrethit të marrë dy vendime për të njëjtën çështje për dy ditë. Sipas ligjit, vendimi i parë mbetet në fuqi dhe e rrëzon të dytin. Kjo është shkelje e rëndë pasi mandati i kryebashkiakut është individual”, deklaroi Gjata.

Çfarë simbolizon ky akt për shtetin ligjor?

“Nuk ka më shtet ligjor. Po të ishin hapur dosjet e përgjimeve më 30 qershor mund të kishim zgjedhje. Po të kishte bërë prokuroria punën e vetë nuk do të ishim këtu.

Po për ligjin e teatrit, sa shkelje kemi zbuluar. Uji çon mullirin në paratë e pista. Kemi shtet të një njeriu tani. Ai mbështetet te krimi, te oligarkët. Rrallë del një gjyqtar kurajoz”, u shpreh Çlirim Gjata.

More in AKTUALITET, LAJME
Motori përplaset me mjetin bujqësor në Korçë, dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Një motor dhe një mjet bujqësor janë përplasur...

Close