X

Vendimi për Valbona Sakon, Gjata: Një turp, ka prapavijë politike

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” komentoi vendimin e Gjykatës së Durrësit për t’i njohur mandatin e kryebashkiakes së qytetit Valbona Sakos.

Gjata shprehet se vendimi ishte një turp, kurse ka shtuar se ka edhe prapavijë politike.

“Kur shkeljet janë të rënda, ka prapavijë politike. Sot u paraqit tjetër kërkesë. Brenda ditës, për 24 orë paraqitet kërkesa, hidhet shorti dhe merret vendimi. Kjo është për turp të Zotit për atë gjykatë që ka dhënë atë vendim. Nuk mundet ta shqyrtoj po ajo gjykatë, por një gjyqtarë më e lartë, e pakta Gjykata e Apelit. Nuk kanë rëndësi emrat e prokurorëve, por ajo që dihet është se vendimi është politik.

Minimumi duhej 10 ditësh që palët të përgatiten. Kjo ka prapavijë politike. Gjyqtari është urdhëruar politikisht. PS mund ta çonte te Gjykata e Apelit dhe mund ta fitonte. PS ka kapur gjykatat të gjitha. Siç kryeministri i ka thënë gjyqtarit në telefon që merr ketë vendim se t’i pres këmbët. Këtë e bëjnë për të treguar dhunën e tyre politike, që ne nuk duam t’ia dimë për ligj e Kushtetutë. Këto vendime janë të drejta vetëm në kushte diktature”, deklaroi ai.

Çlirim Gjata theksoi se vendimin për Metën nuk mund ta merrte KQZ, por vetëm Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston.

“Dekretin e Metës e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese.  Nuk është KQZ që të marrë vendime, por Gjykata Kushtetuese. Çfarë pune ka KQZ që të merret me dekretin e Metës? Vendimi i ditë i Gjykatës sot ka prapavijë politike. Nuk ka vlerë vendimi i dytë dhe jo i pari. Kjo punë mund të rregullohej në Apel”, tha ai.

More in AKTUALITET, LAJME
Vendimi për Sakon, Basha: E gjithë drejtësia nën kontrollin e Ramës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me vendimin e dhënë sot nga gjykata...

Close