X

Sampdoria huazon Vrionin, mbetet në Serie B

Xhakomo Vrioni mbetet në Serie B. Sulmuesi në pronësi të Sampdorias është huazuar për nje sezon te skuadra e Çitadelës. Ditën e sotme 20-vjeçare ka kryer vizitat mjekësore dhe është prezantuar te klubi nga provinca e Venetos.

Vitin e kaluar Vrioni ishte pjesë e Venecias, ku u aktivizua në 24 ndeshje më së shumti nga stoli i rezervave. Te Çitadela të riut shqiptar do t’i jepet një shans i dytë për të provuar veten në Serie B.

Sulmuesit e kombëtares sonë nuk po kalojnë një moment pozitiv dhe një formë e mirë me Çitadelën mund ta “katapultonte” atë në kombëtaren e drejtuar nga Edi Reja.

More in LAJME, SPORT
Veprime të turpshme ndaj minorenes në Arapaj/ Pas ndalimit të 16-vjeçarit, policia jep detaje të tjera mbi ngjarjen dhe bën apel

Policia e Shtetit sqaron një ngjarje të rëndë në Arapaj të Durrësit, e ndodhur ditë më parë, ky disa të...

Close