X

Ngjarja e rëndë në Arapaj, reagon Albana Vokshi: Shteti, në duart e kriminelëve

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, reago pas ngjarjes së rëndë në Arapaj të Rrashbullit, duke theksuar se “shteti është në duart e kriminelëve”

Sipas saj, Policia dhe Prokuroria kanë dhënë deklarata kontradiktore, ndërsa ngjarja u mbajt e fshehtë për dy javë.

MESAZHI I PLOTË NË RRJETET SOCIALE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth 2 javë më parë në Arapaj të Rrashbullit, Durrës. Zonë të cilën e njoh shumë mirë pasi kam qenë për dy mandate deputete e saj.

Arapaj, fshat i bukur, me njerëz të përkushtuar e punëtore, ku të gjithë banorët njohin njëri tjetrin, është tronditur nga akti i fundit i dy djemve që kanë ngacmuar seksualisht, brenda ambjenteve të shkollës, një vajzë krejt të mitur.

Mundohem të kuptoj nga deklaratat e institucioneve shtetërore atë që ka ngjarë. Por një gjë deklaron policia dhe tjetër gjë prokuroria.

Si mundet shteti të fshehë një ngjarje kaq të rëndë për gati dy javë?? Cila nënë është sot e qetë kur nuk ka shtet të mbrojë vajzat e tyre edhe brenda institucioneve shkollore që duhet të ishin vendet më të sigurta për to??

Është e tmerrshme kur shteti është në duart e kriminelëve.

– Sepse fëmijët tanë nuk i kemi të sigurt.
– Sepse bëhen makinacione për të fshehur krimin.

Pse po fshihet ngjarja? Kush fshihet pas saj?? Si mundet të mos dënohen autorët? Pse hesht Ministrja Shahini sa herë ngjarje të tilla të rënda trondisin shqiptarët??

Ky është modeli i dhunimit, përdhunimit, që vjen nga maja e transmetohet në qeveritarët qendrorë e lokalë e futet fshehurazi në cdo familje.

Nëse sot nuk e ndalim, nesër do jenë bërë dëme të pariparueshme për shoqërinë e do jetë shumë vonë.

#TëMbrojmëFëmijëtTanë
#TëRefuzojëeModelinEShtetitTëKrimit

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Mediat serbe i bëjnë jehonë dorëheqjes së Haradinajt: “Rambo” i Kosovës për të tretën herë në Hagë

Lajmi i papritur i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Republikës së Kosovës, përveçse mediave në gjuhën...

Close