X

Meteorologët amerikanë: Bota përjetoi qershorin më të nxehtë në histori

Bota ka përjetuar qershorin më të nxehtë në histori muajin e kaluar, me temperaturë mesatare prej 16.4 gradësh Celsius.

Administrata e Oqeanisë dhe Atmosferës e Shteteve të Bashkuara tha se temperatura mesatare globale ka qenë për 0.5 celsius më e nxehtë se mesatarja e shekullit 20.

Sipas saj, të nxehtit ka qenë më i përqendruar në Evropë, Rusi, Kanada dhe Amerikë Jugore.

Agjencia amerikane e lëshoi raportin në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një, siç u tha, “valë të rrezikshme të të nxehtit”.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se temperaturat rekorde do të vazhdojnë si rezultat i ndryshimeve klimatike.