

Një gjykatë e lartë holandeze ka njohur përgjegjësinë e pjesshme të Holandës për vdekjen e 350 personave në masakrën e Srebenicës në Bosnje e Hercegovinë, në korrik të vitit 1995.
Në vendimin e dhënë, Gjykata argumentoi se Holanda kishte 10 % përgjegjësi, pasi kjo ishte shkalla e mundësisë që ushtarët e saj mund të kishin parandaluar vrasjet. “Nëse forcat holandeze u dhanë mundësi këtyre burrave të qëndrojnë aty, ka pasur vetëm 10 për qind mundësi që ata të mos bien në duart e forcave serbe, dhe për këtë arsye shteti holandez duhet të jetë përgjegjës vetëm për atë pjesë të dëmit”, vendosi Gjykata.
Më herët, një gjykatë e apelit e kishte caktuar përgjegjësinë në 30 %, por vendimi i Gjykatës Supreme uli në mënyrë drastike këtë shifër.
Forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8.000 burra myslimanë në qytetin e Srebrenicës më 1995, ndërsa ushtarët holandeze po ruanin një zonë të sigurisë të OKB-së, kur ndodhi ngjarja.
Në vitin 2002, një raport për rolin e Holandës në Srebrenicë çoi në dorëheqjen e gjithë kabinetit qeveritar të vendit.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Eksplozivë dhe armë zjarri në banesë/ Arrestohen 20 persona në Danimarkë, po planifikonin sulme terroriste
Ambasadorja e Francës: Kosova nuk i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave
Përfundon takimi Mustafa–Kurti, s’ka marrëveshje
Kosova shpall “person non-grata” fituesin e çmimit “Nobel”, Peter Handke
Vetëvendosje paralajmëron LDK-në: Nëse nuk arrijmë marrëveshje, shkojmë në zgjedhje
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve: Ja kush janë shtetet me më së shumti gazetarë të burgosur
Kadri Veseli kthehet nga Haga: Lavdi e përjetshme për UÇK-në dhe popullin saj
Përgjaket Beogradi, biznesmeni i njohur qëllohet me snajper
Lini nje Koment