X

Keni përdorur “FaceApp”? Mos u çudisni me foton tuaj në ambalazh prezervativësh…

Aplikacioni “FaceApp” për celularë, për vetëm 24 orë ka thyer të gjitha rekordet, duke u bërë më i shkarkuari i ditëve të fundit në Playstore dhe Appstore. Fotot e modifikuara me këtë aplikacion kanë pushtuar rrjetet sociale.

Por ekspertët kanë lëshuar alarmin se ky aplikacion përbën rrezikshmëri të lartë për të dhënat personale. Avokatja amerikane, Elizabeth Pots Weinstein paralajmëroi në Twitter rreth kushteve të përdorimit të këtij aplikacioni, ku gjeti informata mjaft shqetësuese.

Kushdo që instalon aplikacionin pranon kushtet e përdorimit të tij, nga ku FaceApp merr një “qasje të përhershme, të pakthyeshme dhe globale për të përdorur, modifikuar, përshtatur, publikuar emrin e përdoruesit në të gjitha formatet dhe kanalet e formuara ose të zhvilluara më vonë, pa kompensim për ju”.

Për ta përkthyer, në këtë mënyrë përdoruesi i kanë dhënë leje aplikacionit FaceApp për të përdorur fotografitë e tij, emrin, mbiemrin dhe çdo gjë tjetër që mund të kenë nevojë, duke përfshirë edhe reklamat.

Pra, nëse e keni instaluar aplikacionin, mos u habitni nëse fotografinë tuaj e gjeni në një poster reklamash për shembull për kondomë, ilaçe kundër impotencës ose diçka tjetër të ngjashme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
85-vjeçarja rrëzohet në rrugë dhe ndërron jetë, por policia nuk po e identifikon dot

Mbrëmjen e kësaj të premteje në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë, një shtetase e moshuar rreth 85-vjeçe, është rrëzuar...

Close