X

Gjykata e Durrësit vërteton mandatin e Valbona Sakos



Me vendim të Gjykatës, Valbona Sako vërtetohet si kryetare e Bashkisë së Durrësit.

Edhe pse u refuzua nga e njëjta gjykatë dy ditë më parë, me vendim të gjyqtarit Shpëtim Reka, Sako ka tashmë një vërtetim për mandat të ligjshëm si kryetare e Bashkisë.

Gjyqtari Reka ka vendosur të pranojë kërkesën e PS, e cila iu drejtuar zyrtarës gjykatës së Durrësit për njohjen e mandatit të Valbona Sakos.

Vendimi i sotëm pason atë të gjyqtares Mimoza Margjeka dy ditë më parë. Gjykatësja nuk i dha mandatin kandadites socialiste, pasi vlerësoi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, dhe se në to kishte marrë pjesë partia Bindja Demokratike e regjistruar në shkelje të ligjit.

More in AKTUALITET, LAJME
Vasili akuza Ramës: Ka krijuar alibi me reformën zgjedhore, ka blerë KQZ-në

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se ai ka hedhur në treg alibinë...

Close