X

E pabesueshme, edhe nga sytë e Ramush Haradinajt rrjedhin lot

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, sepse është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Express

Lajmin për publikun e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, në një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë.

Gjatë konferencës Haradinaj ka thënë se ka pranuar një ftesë nga dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale si i dyshuar dhe i është ofruar mundësia që të shkojë si i pari i Qeverisë, apo si qytetar i zakonshëm i Kosovës.

Haradinaj që njihet si person i fortë ka derdhur lot gjatë konferencës.

“Emocional mund të jem, por lotët nuk po i shoh, nuk e kam zgjedh këtë realitet, nuk mund të shkoj në këtë mënyrë”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

More in BALLKAN, LAJME
Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa momente më parë në qytetin e Durrësit. Mësohet se një burrë ka vrarë...

Close