X

Dorëhiqet Haradinaj, vjen reagimi i parë nga qeveria shqiptare

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe Ministri për Diasporën, Pandeli Majko.

“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. “ shkruan Majko përmes një postimi në facebook, ndërsa shton se veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.

“Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.”-përfundon Majko postimin e tij.

More in AKTUALITET, LAJME
Dorëhiqet Haradinaj, reagon Basha: Vuri Atdheun mbi gjithçka

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në twitter pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të...

Close