X

U shkarkua nga KPK, ‘shpërthen’ Mustafaj: Sot humbi vendi, jo unë! Isha i vetmi me titullin Profesor Doktor



Menjëherë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi për shkarkimin e tij, gjyqtari i Tiranës Ilir Mustafaj, i cili ishte njëherësh dhe kandidat për Gjykatën Kushtetuese, është shprehur shumë i zhgënjyer me procesin e ndjekur ndaj tij.

Gjyqtari fare pa modesti u shpreh se ai është i vetmi në sistemin e drejtësisë që ka titullin profesor doktor, dhe se vendimin do ta apelojë në instancat më të larta.

“Dua ti them opinionit publik se Ilir Mustafaj është një gjyqtar me 23 vite karrierë në sistemin e drejtësisë. 23 vite profesor i së Drejtës, botues i shumë librave brenda dhe jashtë vendit dhe mbajtës i të vetmit titull Profesor Doktor në sistemin e drejtësisë.

Unë kam mbështetur fort reformën në drejtësi, institucionin e vetingut gjithçka që është bërë në të mirë të drejtësisë por sot kundërshtoj fort këtë vendim të komisionit që është marrë në kundërshtim me provat, ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Me vendimin e sotëm të Komisionit nuk ka humbur Ilir Mustafaj si individ, pasi Mustafaj do e ankimojë vendimin në instanca më të larta dhe jam i bindur që ato do të vendosin pro drejtësisë së tij. Por sot ka humbur vendi. Ka humbur Gjykata Kushtetuese e cila nuk do të ketë në përbërje të saj një gjyqtar të ndershëm, profesional të karrierës dhe një profesor të së drejtës”, tha ai.

More in AKTUALITET, LAJME
Vizë për SHBA? Ambasada njoftim të rëndësishëm për aplikuesit

Ambasada Amerikane në Tiranë, njofton të gjithë aplikuesit për vizë turistike në SHBA, të mos presin biletë avioni pa marrë...

Close