

30 familje në Shish Tufinë janë përplasur me përmbaruesin e shtetit dhe policinë e shtetit që kanë vajtur në mbështetje të zbatimit të një vendimi të Gjykatës së Lartë që lë pa tokë e pa shtëpi thuajse një fshat të tërë.
Tokës i ka dalë pronari i vjetër që pretendon kthimin e pronës por banorët e 30 shtëpive janë pronarë legjitim me certifikatë pronësie sipas ligjit 7501.
Për 2 dekada, toka ku janë ndërtuar shtëpitë është kthyer në mollë sherri me pronarëve të rinj dhe atyre të vjetër. Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë 30 familjeve duke rrëzuar pretendimin e pronarëve të vjetër por një vendim i Gjykatës së Lartë e ka futur çështjen në ngërç ligjor dhe në konflikt mes palëve.
Shumica e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që kanë marrë vendimin janë shkarkuar nga vettingu, ndërsa banorët akuzojnë trupin gjykues për korrupsion në shuma të mëdha.
Vendimi i gjykatës së lartë që zhbën në këtë rast certifikatën e pronësisë dhe ligjin 7501 bazohet në disa dokumente që e cilësojnë zonën urbane dhe tokën truall. Por banorët e hedhin poshtë këtë pretendim duke dëshmuar me dokumente të dala nga institucionet e shtetit që zona vijon të jetë tokë bujqësore.
Rezistenca e 30 familjeve ka detyruar policinë dhe përmbaruesin të largohet duke shmangur në këtë mënyrë përplasjen fizike.
30 familjet i janë drejtuar me një apel kryeministrit që të vërë në veprim taks forcën për të hetuar falsifikimet dhe korrupsionin që sipas tyre shkon deri në nivelet më të larta të administratës dhe gjyqësorit. Sipas banorëve pas gjithçkaje fshihen persona me pushtet, ish-deputetë dhe ministra.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Gatuzo dështon në debutim, dy shqiptarë ndjekin ndeshjen nga stoli
Botërori i klubeve, Liverpul dhe Flamengo njohin emrat e rivalëve në gjysmëfinale
Pasojat e tërmetit/ Ish-ministri: Premtimet e Ramës janë vetëm ‘lugë boshe
Gjermania rrezikon të ngelet pa biznese, Merkel ngre zërin: Rekrutoni specialistë, nuk ka punonjës të kualifikuar
Situata politike/ Engel: Qeveria e Kosovës të krijohet sa më shpejt
Media serbe “hipnotizohet” nga Rashica: Goli i tij ngjante me ata të mjeshtrave të futbollit
“Antishpifja”, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Qeveria të tërhiqet urgjentisht, nuk mund të kontrollojë mediet
Arrestohet në Kosovë ish-zyrtari i PDK-së
Lini nje Koment