X

Tentuan të vidhnin një shtëpi në Romë, pranga dy shqiptarëve

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00 policia e Romës vuri në pranga dy shtetas shqiptarë, në tentativë për të vjedhur një shtëpisë.

Të armatosur me një zinxhir të madh, shqiptarët përkatësisht të moshave 42 dhe 40 vjeç tentuan të ngjiteshin në ballkonin e një apartamenti në katin e parë dhe me mjete të tjera të forta thyen derën e shtëpisë, duke hyrë në shtëpi.

Menjëherë pas denoncimit të bërë nga një banorë i lagjes, policia mbërriti në shtëpinë e romanit, duke e gjetur atë në rrëmujë totale.

Menjëherë pas arrestimit policia shoqëroi shqiptarët në komisariat, në pritje të vendimit të gjykatës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Shteti i së drejtës ka rënë”, Mustafaj: Ç’mund të ndodhë me krizën

Analisti Besnik Mustafaj ka komentuar nga studio e News24 në rubrikën “Opinion” situatën politike në vend. Referuar vendimeve të gjykatave...

Close