X

RTSH ndalon këngët e Cecës pas ankesave, reagon këngëtarja serbe



Autoriteti i Mediave Audiovizive i ka tërhequr vërejtjen Radiotelevizionit Publik Shqiptar për transmetimin e këngëve të këngëtares serbe, “Ceca”. Kjo ka ardhur pas ankesave nga publiku që i janë drejtuar AMA-s që në thelb kishin përfshirjen në program me muzikë në gjuhën e pakicave të asaj dite dhe të këngëtares serbe, Svetllana Razhnatoviç, e njohur me emrin e artit si “Ceca”.

Pas këtij vendimi ka reaguar këngëtarja serbe Svetlana Ceca Raznatovic, duke thënë se ky vendim është një manipulim klasik dhe se këngët e saj gjithmonë kanë qenë me tematikë dashurie.

“Nuk jam e informuar se këngët e mia janë ndaluar në Shqipëri. Mendoj se muzika nuk duhet të ketë kufij dhe pengesa. Të paktën kjo është rregulli që unë kam mësuar për më shumë se tridhjetë vjet në karrierën time. Nuk kam dërguar asnjë mesazh politik ose urrejtje përmes këngëve të mia. Këngët e mia gjithmonë, janë bazuar në mesazhet e dashurisë, sepse këngët e mia bashkojnë njerëzit. Ndërsa i dua të gjithë njerëzit”, – tha Ceca për mediat serbe.

Ajo ka qenë e martuar me Arkanin, komandantin famëkeq të serbëve që ka kryer mjaft krime edhe në Kosovë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Bashkë në një shezlong, Arbana dhe Eduarti të qeshur pushime në ishullin luksoz (FOTO)

Arbana Osmani ka zgjedhur që këtë periudhë t’i dedikohet plotësisht familjes, dhe na njohu me detajet nga udhëtimi i saj...

Close