X

Rama vizitë “blic” në Turqi, takohet me Erdogan (Foto)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë jozyrtare në Turqi, ku është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i qeverisë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku ka publikuar një foto me kreun e shtetit turk. “Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, shkruan Rama bashkëngjitur fotos në postimin e tij.

Takimi mes dy liderëve është zhvilluar në rezidencën verore të Erdogan në Marmaris , qytet në brigjet e rivierës turke.

Arsyeja e kësaj vizite të papritur, si edhe temat e tryezës informale të diskutimit, nuk dihen ende.

Takimi i kryeministrit shqiptar me presidentin turk vjen pak ditë pas takimit Meta-Erdogan në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP) që u mbajt një javë më parë në Bosnje-Hercegovinë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Jorida Tabaku: Mbledhja e fundit e Noterisë së Hajdutëve, Oligarkëve dhe Krimit të Organizuar

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, përmes një statusi në rrjetet sociale, reagoi në...

Close