X

Protestat/ Balla me gjuhë të ashpër: 5 vite burg për ata që dhunojnë policët dhe mjekët, le të guxojnë



Kreu i Grupit  Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se do të ashpërsohen ligjet për ata që dhunojnë policët apo mjekët. Ai ka theksuar se dënimet do të shkojnë deri në 5 vite burg për ata që dhunojnë policët, apo pronat gjatë protestave.

Balla theksoi se presidenti ka sy e veshë vetëm për hallet e Monikës, Bashës dhe Berishës dhe jo më për qytetarët.

“Duna nuk tolerohet se jemi socialistë, demokratë, të majtë të djathtë.Dhuna nuk tolerohet. Përballë atyre protestave të dhunshme, por po e them sot me këto ndryshime në kodin penal. Sa herë të shkatërrohet prona private, apo goditen qytetarët, do të ashpërsohen ligjet. Këto ndryshime në kodin penal, nuk ka dyshime që Meta do ta i rikthejë sërish. Si një nga bashkëkryetarët e opozitës me seli në Presidencë, nuk kamë fare dyshim që Meta nuk ka sy dhe vesh për të dëgjuar se çfarë duan shqiptarët por ka sy e veshë vetëm për Lulzim Monikën dhe Berishën, dëgjon vetëm hallin e tyre. Por ne këto projekt ligje do t’i votojmë sërish. Aq më tepër kur dhunohen policisë apo mjekë. Dënohen deri në 3 vite heqje lirie goditje për shkak të detyrës, shkon dënimi deri në 5 vite për zyrtarët e lartë. Le të guxojnë të godasin një punonjës policie dhe do të shikoni masat. Kemi parë shumë alabakë që më parë kanë qenë deputetë zgërdhiheshin para policëve.”, u shpreh Taulant Balla.

More in AKTUALITET, LAJME
Meta: S’ka patur zgjedhje në 30 qershor. Ndërkombëtarët mund të thonë që gomari fluturon, por…

Presidenti, Ilir Meta ka deklaruar se Kryeministri Rama e percepton datën 13 tetor si datë tersi, por sipas tij në...

Close