X

Policia mësyn sërish në Krujë, arreston dy trafikantët, si e kishin rrethuar vendin me kanabis



Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës të cilët akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotive. Mësohet se bëhet fjalë për arrestimin e dy personave me inicialet I.S., 55 vjeç, dhe L.S., 61 vjeç, të dy banues në Arrameras, Krujë.

Pas kontrollit në fshatin Arrameras në krujë, policia konstatoi se dy të arrestuarit kishin kultivuar fidanë kanaibis rreth shtëpisë së tyre.

Njoftim i policisë Krujë

Finalizohet me sukses një tjetër operacion policor i koduar “Arrameras”, për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Shërbimet e DVP Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e tentativës për kultivim të bimëve narkoitke dhe informacioneve të marra në rrugë operative së në fshatin Arrameras dy banorë kishin kultivuar fidanë narkotikë, Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Arrameras”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

I.S., 55 vjeç, banues në Arrameras, Krujë;

L.S., 61 vjeç, banues në Arrameras, Krujë;

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Balla sulmon Metën: Bashkëkryetari i opozitës me seli në Presidencë ka sy vetëm për hallet e Lulit dhe Monikës

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka sulmuar edhe sot presidentin Ilir Meta. Ai ka theksuar se Balla...

Close