X

Kuvendi “heq dorë” nga shkarkimi i Arben Malajt nga BSH/ Ruçi:Të kalojë njëherë në komisione



Shkarkimi i Arben Malajt nga posti në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nuk do të kalojë direkt në Kuvend.

Gramoz Ruçi  njoftoi se procedurat për shkarkimin e Malajt do duhet të nisin përmes Këshillit të Ministrave që më pas të vihen në lëvizje procedurat e tjera sipas rregullores së Kuvendit, komisionet dhe mandej seanca e Kuvendit.

“Lidhur me këtë çështje njoftoj nismëtarët dhe kuvendin se kërkesa nga ana ime i është përcjellë Këshillit të Ministrave për kompetencë, pasi në zbatim të nenit 47/1 të ligjit për BSH Këshilli i Ministrave është ai që nis procedurën dhe nëse ai e nis vihen në lëvizje procedurat e tjera sipas rregullores së Kuvendit, komisionet dhe mandej seanca e Kuvendit.” u shpreh Ruci.

Socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj për shkak të “shkeljeve të rënda të etikës”, me anë të daljeve dhe prononcimeve të bëra publike. Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i tij.

Malaj në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, u shpreh se argumentet që kanë paraqitur socialistët, janë argumenta me nuanca të qarta politike.

More in AKTUALITET, LAJME
Arrestohet kreu i organizatës kriminale në Shkodër, ndërroi emrin

Domi Vuksani i njohur ndryshe edhe si Nikel Vuksani është vënë në pranga ditën e sotme. Rinas Policia Kufitare e...

Close