X

Kreu i ri i parlamentit grek votohet edhe nga opozita, numër rekord votash

Deputeti i Demokracisë së Re, Konstantinos Tasoulas, është zgjedhur kryetari i ri i Parlamentit Grek.

Tasoulas mori një rekord prej 283 votash, pasi siç ndodh rrallë herë, kandidatura e paraqitur nga maxhoranca, është votuar edhe nga partia më e madhe opozitare, SYRIZA, por edhe parti të tjera parlamentare, me përjashtim të asaj komuniste që abstenoi.

Ndërkohë deputetët e parlamentit të ri grek të zgjedhur më 7 korrik, kryen betimin ditën e djeshme gjatë ceremonisë së konstituimit të trupës së re të ligjvënësve.

Parlamenti i ri grek ka 61 femra, ndërsa 112 deputetë zgjidhen për herë të parë. Në total Demokracia e re ka 158, SYRIZA-Aleanca Progresive 86, Lëvizja për Ndryshim (KINAL) 22, Partia Komuniste 15, “Zgjidhja Greke” 10, MERA25 e ish ministrit Varoufakis, 9.

Mbështetje për parlamentin e ri grek dhanë edhe Shtetet e Bashkuara. Sekretari i shtetit, Mike Pompeo dhe Këshilltari për Sigurinë i Presidentit Trump, Xhon Bolton, pritën në Uashington Ministrin e ri të Brendshëm, Nikos Dendias të cilit i shprehën rolin thelbësor të Greqisë në Ballkanin Perëndimor.

More in BALLKAN, LAJME
Foto/ Brenda burgut ku do kalojë jetën “El Chapo”

Hoakin Guzman “El Chapo”, trafikanti meksikan i drogës më i njohur në botë, u dënua nga një gjykatë në Nju...

Close