X

“Hidhni gurin e fshihni dorën”, Arben Malaj zbulon prapaskenat e shkarkimit të tij

Pas polemikave të përhapura në media për shkarkimin e tij nga posti që mban në Bankën e Shqipërisë, ka ardhur reagimi i parë zyrtar nga ish-ministri i Financave, Arben Malaj.

Në një postim në “Facebook”, Malaj ka dy fjalë për ata që i cilëson “inicuesit realë të kërkesës për shkarkimin e tij”.

Postim i plotë i Malajt

Te dashur inicues reale te kerkeses per shkarkimin tim, ndjese nenshkruesve me ose pa vetedije profesionale, Karriket i keni marr si here qe ju jane dashur per ti keq-perdorur, ndersa integriitetin njerezore dhe kredibilitietin profesional as e blini dhe as e cenoni dot, sot dhe deri ne fund te angazhimeve te mia publike, profesionale apo politike.. Kjo u ka bere bere te hidhni poshte fasadat dhe te tregoni thelbin e kesaj hakmarrje jo vetem politike. Ju ribej publikisht te qarte se aspak nuk denohet reputacioni Bankes se Shqiperise i cili deri ne te shkuaren shume te afert eshte tronditur shpesh nga deshtimi i keq-qeveries se saj deri ne vjedhjet e persertura nga brenda dhe jashte saj.

Kete shqetesim e kam ngritur qe ne diten e pare te mandatit plotesues te KMBSH- ne plotesimi te mandatit qe me besoj Kuvendi i vendit tim (do ti gjeni te dokumentuara ne proces-verbalet perkatese).
Aktualisht edhe Banka e Vatikanit me e errta dhe sekrete ne bote po behet me transparente, dhe po denohen abuzuesit e saj.

Falenderoj zotin qe ju inicesve reale qe hidhni gurin dhe fshihni doren, nuk ju ka dhene fuqi mbihyjenore te kerkoni edhe shkarkimin e Papa Franceskut, qe po inicion kete proces historik per te hedhur drite ne skutat me te erreta te bankes me sekrete te botes.
Dite te mbare.
Arbeni
Ky eshte opsioni tutulli im per kete artikull.
Për qokën e kolegut të respektuar Besart Kadia.
“Asnjë s’mund të të bëjë të ndihesh inferior pa lejen tënde”.
Eleanor Roosevelt

More in AKTUALITET, LAJME
Humbi bastin me shqiptarin dhe gjermanin, Mesut Ozil kthehet në biond platin (FOTOT)

Mesfushori i Arsenal Mesut Ozil ka habitur gjithë fansat e tij duke lyrë flokë të bardha platin. Përmes një videoje,...

Close