X

Goditet rrjeti i drogës, shqiptarë e italianë në pranga



Karabinierët kanë shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge të përbërë nga shqiptarë e tunizianë në zonën e Riminit.

Tetë persona kanë përfunduar në pranga pas operacionit që nisi me hetimet nga shtatori 2017 deri në shkurt 2018. Rrjeti i shpërndarësve përdorte si bazë logjistike një magazinë të braktisur në Santarcangelo.

Në magazinë janë gjetur 52 gramë kokainë e 32 gramë heroinë.

Nga tetë të arrestuarit, dy janë shqiptarë. Një shqiptar, banues në Misano, dhe dy tunizianë janë në burg, ndërsa të tjerët janë me detyrim paraqitjeje.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FOTOT/ Gramoz Ruçi “shkul” Murrizin nga karrigia e tij. Ministrja i shkel syrin Majkos. Çfarë nuk u pa sot në Kuvend

Seancat e parlamentit me opozitën e re duket se nuk ngjallin më interesin e dikurshëm të publikut për të dëgjuar...

Close