X

Goditet rrjeti i drogës, shqiptarë dhe italianë në pranga

Karabinierët kanë shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge të përbërë nga shqiptarë e tunizianë në zonën e Riminit.

Tetë persona kanë përfunduar në pranga pas operacionit që nisi me hetimet nga shtatori 2017 deri në shkurt 2018. Rrjeti i shpërndarësve përdorte si bazë logjistike një magazinë të braktisur në Santarcangelo.

Në magazinë janë gjetur 52 gramë kokainë e 32 gramë heroinë.

Nga tetë të arrestuarit, dy janë shqiptarë. Një shqiptar, banues në Misano, dhe dy tunizianë janë në burg, ndërsa të tjerët janë me detyrim paraqitjeje

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Meta: I domosdoshëm kthimi urgjent i vendit në shinat e demokracisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve...

Close