X

Gjykata iu jep mandatin dy kryebashkiakëve në Jug

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, në seancat gjyqësore të ditës së sotme vendosi të pranojë mandatin e kryebashkiakes së Delvinës, Majlinda Qilimi, dhe Adrian Gurma, për bashkinë Sarandë.

Kristo Kico i Finiqit nuk e ka marrë mandatin sot pasi u shty për shkak se është bërë një ankesë në Kolegjin zgjedhor për parregullsi.

Në asnjë seancë gjyqësore nuk është pranuar kërkesa e opozitës për të qenë si palë e tretë në seancat gjyqësore. Avokati i opozitës Robert Haxhi e ka quajtur shkelje pengimin e tyre në seancën gjyqësore ndërsa u shpreh se do ta ankimojnë në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rama vizitë “blic” në Turqi, takohet me Erdogan (Foto)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë jozyrtare në Turqi, ku është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Lajmi...

Close