X

FOTOT/ Gramoz Ruçi “shkul” Murrizin nga karrigia e tij. Ministrja i shkel syrin Majkos. Çfarë nuk u pa sot në Kuvend



Seancat e parlamentit me opozitën e re duket se nuk ngjallin më interesin e dikurshëm të publikut për të dëgjuar debatet me tone të ashpra.

Mes maxhorancës socialiste dhe opozitarëve të rinj, duket se gjithçka shkon vaj.

Por i vetmi që nuk i toleron vazhdon të mbetet Gramoz Ruçi, i cili nuk ua “përton” as të tijve tërheqjen e veshit.

Ruçi është larguar disa momente nga drejtimi i seancës dhe ai ka besuar atë nënkryetarit të opozitës së re Myslym Murrizi, por me gjasa pasi është rikthyer në sallë nuk ka lënë pa kritikuar deputetin e Lushnjës.

Në foto duket Ruçi që i tregon gishtin, madje dhe e sposton nga karrigia e tij e kryetarit.

Të njëjtin qëndrim të ashpër ka mbajtur edhe nga ministres Elisa Spiropali. Kjo e fundit është ngjitur në podiumin e Ruçit, por ky i fundit duket se ka mbajtur distancat.

Ndërkohë që Pandeli Majko, ministri për Diasporën ka qenë në qendër të vëmendjes së kolegëve ministra, madje ka marrë dhe një “shkelje syri” nga ministrja e Drejtësisë.

More in LAJME
Kuvendi “heq dorë” nga shkarkimi i Arben Malajt nga BSH/ Ruçi:Të kalojë njëherë në komisione

Shkarkimi i Arben Malajt nga posti në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nuk do të kalojë direkt në Kuvend....

Close