X

Foto/ Brenda burgut ku do kalojë jetën “El Chapo”

Hoakin Guzman “El Chapo”, trafikanti meksikan i drogës më i njohur në botë, u dënua nga një gjykatë në Nju Jork me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për dhjetë akuza. Duke folur nëpërmjet një përkthyesi, ai e cilësoi burgosjen e tij një torturë psikologjike, emotive dhe mendore 24 orë në ditë.

Por ku do t’i kalojë vitet e mbetura të jetës “El Chapo”?  Ai do të mbyllet në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Shtetet e Bashkuara, “ADX Florence”, të quajtur edhe “Alcatraz i maleve shkëmborë”.

Burgu ndodhet në shtetin e Kolorados, në një zonë larg kontakteve me botën e jashtme, ku pas mureve të lartë ka mijëra metra katrorë shkretëtirë dhe male të lartë.

62-vjeçari El Chapo, i cili u dënua si kreu i Kartelit të Sinaloas, do të qëndrojë i vetëm në qeli, por do të ketë “shokë burgu” disa nga kriminelët më famëkeq të dënuar në Shtetet e Bashkuara. Në total aty ndodhen 400 të burgosur, pjesa më e madhe e të cilëve qëndrojnë brenda mureve për 23 orë në ditë dhe dalin për të marrë ajër vetëm një orë në ditë.

Shumica e të burgosurve aty ka një televizor në dhomë, ndërsa e vetmja dritë natyrale hyn nga një dritare 10×10 cm. Nga ana tjetër, ushqimi konsumohet në qeli, pak centimetra nga tualeti./ Opinion.al

More in LAJME, Magazine
30 qershori antikushtetues, Ademi dorëzon padinë në GJK

Shoqata e Bashkive dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën mbi votimet e 30 qershorit të cilat kjo bashkitë e djatha...

Close