X

Flet Daut Haradinaj: Isha në konsultë me policinë austriake

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk ka qenë i arrestuar, por se ishte në një konsultë disa minutash me policinë në aeroport të Vjenës. Mediat kosovare kanë raportuar sot gjatë ditës se deputeti i AAK-së Daut Haradinaj është ndaluar në Vjenë, bazuar në fletëarrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia.

Por, këtë lajm e ka mohuar vetë Daut Haradinaj. “Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim. Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim”, tha Haradinaj për Klan Kosovën.

“Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë.Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, përfundoi ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
U ndalua në Vjenë? Daut Haradinaj përshëndet me një foto ‘live’

Daut Haradinaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se...

Close