X

Eliminohet Kukësi, Debreçeni nuk thyhet as në Shqipëri

Kukësi është skuadra e fundit shqiptare që eliminohet nga Europa League. Verilindorët e drejtuar nga Ernest Gjoka u eliminuan me rezultatin e përgjithëm 1-4 nga ekipi i Debreçenit, që kalon në raundin tjetër të UEFA Europa League.

Verilindorët e nisën takimin e kthimit në mënyrë të shkëlqyer, duke gjetur rrjetën në minutën e 17-të. Ishte Et’hemi ai që shënon një gol shumë të bukur, por dhe pasimi i Rrocës ishte fantastik. Mendohej se verilindorët do të hidheshin të gjithë në sulm për të përmbysur humbjen e parë 3-0 në Hungari, por pjesa e parë u mbyll me vetëm këtë gol të numrit 11.

E dyta nisi sërish me dëshirën e Kukësit për të gjetur rrjetën, por Debreçeni u mbrojt shumë mirë dhe luajti me qetësi të admirueshme. Madje, ekipi mik arriti edhe të shënojë në minutën e 58’, dol që vendosi dhe rezultatin final të sfidës, 1-1.

UEFA Europa League, kualifikuese

Kukësi – Debreçeni  1-1  (0-3)
Et’hemi 17’ / Szatmari 58′

More in LAJME, SPORT
Arratisen dy shqiptare të dënuar përjetë nga burgjet greke

Dy shqiptarë janë arratisur nga një burg në Kassandra Halkidiki. Sipas mediave greke që nuk bëjnë të ditur identitetet e të arratisurve,...

Close