X

E kishte humbur në ’97, shqiptari zbulon këmbën e amputuar në cigare

Një burrë 60 vjeç në lindje të Francës tha se është habitur kur ka zbuluar se fotografia e këmbës së tij të amputuar është përdorur në pako cigaresh pa pëlqimin e tij.

Fotografia është nxjerrë në paketat e cigareve brenda Bashkimit Evropian, së bashku me mesazhin: “Pirja e duhanit i bllokon arteriet”.

Por, burri shqiptar, i cili jeton në Metz, tha se ka humbur këmbën e tij si pasojë e një sulmi në Shqipëri në vitin 1997. Avokati i tij po kontakton me Komisionin Evropian për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

Djali i tij zbuloi foton që mbante djegie dhe plagë të njohura – kur bleu një pako me duhan vitin e kaluar në Luksemburg, raportojnë mediat franceze. Ai e çoi pakon me duhan në shtëpi te familja dhe babai i tij ka konfirmuar se fotografia është pamje e këmbës së tij, shkruan BBC.

Ai tha se nuk është pajtuar kurrë që fotografia e tij të përdoret. Ai beson se ajo është marrë në një spital lokal, ku ai ka qenë për vizitë për të parë nëse mund të pajiset me protezë.
“Është e pabesueshme që një person e gjen veten, pa pajtimin e tij, në paketimet e cigareve në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha avokati i tij, Antoine Fittante.

“Klienti im ndihet i tradhtuar, i prekur në dinjitetin e tij, duke parë aftësinë e tij të kufizuar në një pako cigaresh, duhet të pranojmë se nuk është shumë e këndshme”.

Z. Fittante i ka shkruar spitalit, për të zbuluar se si përfunduan fotografitë duke u përdorur. Komisioni Evropian po kontaktohet pasi është përgjegjës për shpërndarjen e imazheve të tilla në të gjitha paketat e cigareve të BE.

Avokati i shqiptarit tha se Komisioni zakonisht përdor fotografi nga një bazë të dhënash, të cilat janë verifikuar dhe publikuar me pëlqimin e personit të paraqitur.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Goditet rrjeti i drogës, shqiptarë dhe italianë në pranga

Karabinierët kanë shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge të përbërë nga shqiptarë e tunizianë në zonën e Riminit. Tetë persona kanë...

Close