X

Balla sulmon Metën: Bashkëkryetari i opozitës me seli në Presidencë ka sy vetëm për hallet e Lulit dhe Monikës



Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka sulmuar edhe sot presidentin Ilir Meta. Ai ka theksuar se Balla ka sy e veshë vetëm për hallet e opozitës dhe jo të popullit. Ai theksoi se presidenti do i kthejë ndryshimet në Kodin penal, por sipas Kuvendi do i miratojë sërish.

“Si një nga bashkëkryetari i opozitës me seli në Presidencë, nuk kam fare dyshim që Meta nuk ka sy dhe vesh për të dëgjuar se çfarë duan shqiptarët por ka sy e veshë vetëm për Lulzim Bashën, Monikën dhe Berishën, dëgjon vetëm hallin e tyre. Por ne këto projekt ligje do t’i votojmë sërish. Aq më tepër kur dhunohen policisë apo mjekë. Dënohen deri në 3 vite heqje lirie, dënimi për goditje për shkak të detyrës, shkon dënimi deri në 5 vite për zyrtarët e lartë. Le të guxojnë të godasin një punonjës policie dhe do të shikoni masat. Kemi parë shumë alabakë që më parë kanë qenë deputetë zgërdhiheshin para policëve”, u shpreh Balla.

More in LAJME
Nga 1 Korriku, formulë e re dëmshpërblimi në rast aksidenti

Nga 1 Korriku 2019, qytetarët që fatkeqësisht do të bien pre e aksidenteve në sektorin e transportit, do të kenë...

Close