X

Arrestohet kreu i organizatës kriminale në Shkodër, ndërroi emrin



Domi Vuksani i njohur ndryshe edhe si Nikel Vuksani është vënë në pranga ditën e sotme.

Rinas

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana, arreston në Rinas një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

Arrestohet në hyrje për në Shqipëri 40-vjeçari, i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg.

Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas verifikimeve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi në Itali të shtetasit shqiptar Domi Vuksani alias Nikel Vuksani, 40 vjeç, lindur në Shkodër.

Shtetasi Domi Vuksani ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences/Itali e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

More in AKTUALITET, LAJME
“10 vite nuk del nga Shqipëria”, PS terhiqet nga nisma ligjore

Pasi Edi Rama e shndërroi në refren të fushatës elektorale burgun dhe shpalljen non grata në SHBA e BE për...

Close