X

“10 vite nuk del nga Shqipëria”, PS terhiqet nga nisma ligjore



Pasi Edi Rama e shndërroi në refren të fushatës elektorale burgun dhe shpalljen non grata në SHBA e BE për ata që kryejnë krime zgjedhore, PS është terhequr nga ky ligj.

Sot në Kuvend, Taulant Balla deklaroi se amendamenti në Kodin Penal që ndalonte daljen jashtë vendit për ata që prekin zgjedhjet, do të tërhiqet për ta konsultuar edhe më gjerësisht me opozitën parlamentare.

“Amendamenti i propozuar nga zoti Bushati lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në 10 vite, me ndalimin e udhëtimit jashtë vendit, kemi menduar që amendamenti mos të votohet sot edhe me mendimin e opozitës, dhe të jetë pjese i një diskutimi më të gjerë me ndëshkime alternative”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi, ironizoi në foltoren e Kuvendit duke thënë: “U gëzova që e paskeni heq rrethimin me gjemba të Shqipërisë, siç e kemi patur nga 1945 deri në 1990. Kemi 9 vjet që jemi çliruar nga ky burg, me heqjen e vizave, dhe ju donit që kush t’i prishte qetësinë partisë të rrinte 10 vjet në një burg 28 mijë kilometra katrorë”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Si janë bërë amerikanët palë me Edi Ramën dhe Rilindjen

Në të gjitha mediat shqiptare është transmetuar dje një deklaratë e ndihmës sekretarit amerikan i shtetit për Euroazinë, Philip Reeker,...

Close