X

“Vetëm mos i bëj si pllaka banjoje”, pasi vendos të ndërhyjë në pamje Arbana Osmani i kthehet ndjekësit: Nuk dua (FOTO)


Moderatorja Arbana Osmani ka vendosur që pas periudhës së gjatë të pushimeve, t’i përkushtohet look-ut të saj. Sigurisht që për personazhet e shoëbiz-it pamja ka një rëndësi të veçantë, e aq më shumë kur je pjesë e medias vizive.

Arbana ka treguar se këtë periudhë do të merret me estetikën e dhëmbëve. Por, shumë VIP-a janë kritikuar pasi kanë kuruar dhëmbët e tyre. Tejet të bardhë, tendenca më e re e personazheve publik për dhëmbët ka sjellë që komentuesit t’i kritikojnë hapur.

“Amon vetëm mos i bo si pllaka banjo, se deri sot të merja shembull vetëm Arbana Osmani si ka bo si gjithë. Të dua fort,”– i shkruan ndjekësja Arbana Osmanit.

Si rrallëherë, moderatorja ka vendosur të replikojë duke ja bërë të qartë se nuk do i bëjë në atë mënyrë sepse nuk i pëlqen as vetë.

“Nuk do i bëj moj, nuk më bën doktor Eno edhe sikur të dua (që nuk dua)”- është përgjigja e Arbana Osmanit.

Duket se moderatorja ka vendosur të ruajë pamjen e saj natyrale, dhe nuk preferon të ndjekë trendin e ri të dhëmbëve!

More in LIFESTYLE
“Lajmëroni policinë dhe ambulancën”, ndjekësi alarmon Encën krah videos me femra të zhveshura

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka disa ditë që ka lajmërua se shumë shpejt do të vijë me një klip të...

Close