X

Samiti në Londër/ Gruaja e Ramush Haradinaj lë në hije Linda Ramën, shpallet një ndër gratë më të fuqishme në botë


Gruaja e kryeministrit i Republikës së Kosovës Ramush Haradinajt, Anita është nderuar me një çmim në samitin ndërkombëtar të grave që u zhvillua në Londër.

Në samit, gazetarja e njohur nga Kosova është zgjedhur si një ndër gratë më të fuqishme në botë, duke mbajtur edhe një fjalim para të pranishmeve.

Ajo është përgëzuar nga bashkëshorti i saj, i cili ka shpërndarë një album me foto duke shkruar se ndjehet krenar për të.

“Sot, jam tejet i lumtur dhe i nderuar për shpërblimin e “Phenomenal Global Women” në Global Ëomen Summit 2019 në Londër, që fitoi Anita. Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme, që nuk dorëzohet asnjëherë, e që lufton për të drejtat e grave”, ka shkruar në rrjetet e tij sociale kryeministri Haradinaj.

Kujtojmë që në këtë samit Zonja Rama mbajti një fjalim ku tregonte mendimet e familjarëve të saj dhe të kryeministrit për sfidat e gruas në Shqipëri. Ajo gjithashtu e quajti Edi Ramën “mbështetësin më të zellshëm të grave”

Lexo edhe:

Linda Rama në Samitin e Gruas në Londër, tregon çfarë i thanë fëmijët, vjehrra dhe nëna për sfidat e gruas

Linda Rama merr çmim: Falenderoj Edin, mbështetësin më të zellshëm të grave, jam krenare për ty…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Hakmarrje e Edi Ramës? Bllokohet hoteli i Aurel Bylykbashit,reagon ish deputeti

Bllokohet hoteli  në pronësi të  ish-deputetit dhe kryetarit të PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi. Kryeministri Rama ka publikuar foton e...

Close