X

Portugalia pezullon lëshimin e vizave për iranianët

Ministria e Jashtme e Portugalisë tha se ka pezulluar lëshimin e vizave hyrëse për shtetasit iranianë dhe se ka rritur sigurinë në konsullatën e saj në Teheran.

Ministria tha përmes një deklarate se vendimi i saj nuk është politik ose për shkak të “kushteve të përgjithshme të sigurisë”. Në deklaratë thuhet se pezullimi është i përkohshëm dhe se po bëhen marrëveshje alternative për të lëshuar dokumente udhëtimi për iranianët.

Më 15 korrik, ministri i Jashtëm portugez, Augusto Santos Silva, i tha një komisioni parlamentar se pezullimi bëhet për arsye të paspecifikuara të sigurisë. Pezullimi vjen në kohën e tensioneve në rritje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
VIP-at shqiptarë nuk i rezistojnë dot filterit më të ri në rrjetet sociale, ja si duken personat publikë të plakur

Tashmë është bërë viral një filter i ri në rrjetet sociale, i cili po ua mundëson personazheve që të testojnë...

Close