X

Përballja e shitësve ambulantë me “përbindëshat” e Lali Erit


Nga Diamila Leka

“Shpirti mu drodh teksa po e fotografoja, mu duk sikur po bëja gabim, por doja të tregoja se në çfarë situate jemi ne (edhe pse është më e dukshme se kurrë).
Ndërkohë që shpejtoja për të shkuar në punë, vëmendjen më tërhoqi zotëria i cili me një termus, shiste ujë të ftohtë dhe me fitimet e atij uji do të mbante familjen. Gjithë dita në rrugë!
Siç duket edhe në fotografi, zotëria kishte marrë ushqim me vete, e ushqimin e vendosur poshtë në trotuar po e hante gjysmë i ulur.
Në mendje mu përfytyrua vetja sikur të isha fëmija e tij, e të prisja të ushqehesha me aq pak të ardhurash.
A do mjaftonin që unë të vishesha me aq pak të ardhura e të mos ndihesha inferiore karshi shoqeve?
Ato para djerse, a do më mundësonin të udhëtoja siç udhëtojnë moshatarët e mi?
Ato para, a do mjaftonin për mua që unë të dija fundjavave me miket e mia, a do mjaftonin të kisha kushtet normale si një vajzë të rè?
A do mjaftonin dreqi e mori sikur…
Teksa përfytyroja veten në vend të fëmijëve të tij, vëmendjen më tërhoqën dy policë që po vinin drejt meje. Ishin nga këta të Lali Erit. Të atij që ushqimin nuk e ha në trotuarë, por në kushtet më të volitshme të mundshme. Të atij, që Kiani i tij as nuk e paramendon një jetesë si të fëmijëve të tij…
I ndoqa me sy! Shkuan në drejtim të tij, ashtu me bukë në dorë tentuan t’i merrnin termusin me ato shishe uji të ftohta.
Ashtu duke u përtypur po përpiqej t’i lutej, gati t’i bëhej kurban që mos t’ja merrte termusin.
“Aman se dhe këtë termus pa lekë e kam blerë”, kjo shprehje më bërë të kthehesha.
Nuk di ku e gjeta guximin por u ktheva. Mendova të zhvilloja një komunikim të butë, që të evitoja çdo revoltë të mundshme.
“Ky mund të ishte babai juaj, a do mund tja merrnit burimin e vetëm të të ardhurave?”, ndërhyra.
Si fillim nuk reaguan, tentuan të kundërshtonin por sërish vazhdova të zhvilloja një bisede të qetë. “Nuk mund t’ja marrësh bukën e gojës, ju lutem. Nuk po bën krim, është duke nxjerrë bukën e gojës. Me këto fitime djerse do ushqehet familja e tij.”
U habita nga reagimi i tyre. Nuk më folën, nuk më kundërshtuan, nuk u revoltuan. I falënderova. Ata u larguan vetëm duke u shprehur, “dhe ne urdhër e kemi”. I falënderova sërish, dhe i thash që i kuptoja në çfarë pozite ishin.”


Titulli është i redaksisë

More in AKTUALITET, BLOG, LAJME
Lazio ‘basen’ shqiptarësh: Igli Tare bën një tjetër goditje kuqezi

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio, ka transferuar një tjetër shqiptar tek Lazio. Angelo Ndrecka bëhet kështu shqiptari i gjashtë...

Close