X

Pelosi shpreh “mbështetje të palëkundur” për Kosovën

Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, priti në një takim në Uashington kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të cilit i shprehu “mbështetjen e palëkundur amerikane” për Kosovën.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Veselit thuhet se Pelosi “u zotua se do të jetë gjithmonë në përkrahje të Kosovës” dhe theksoi se “Kosova mund të llogarisë në ndihmën e saj dhe të Kongresit Amerikan”.

“Amerika do të jetë përkrah Kosovës dhe do t’ju mbështesë gjithmonë”, tha Pelosi.

Veseli, në anën tjetër, kërkoi nga Pelosi që SHBA-ja të ketë përfshirje edhe më të madhe dhe më të drejtpërdrejtë në proceset që po kalon Kosova.

“Gjatë këtij takimi, Veseli po ashtu ka kërkuar nga zonja Pelosi përkrahje të Kongresit dhe institucioneve të SHBA-së për ushtrinë e Kosovës, si dhe për iniciativën për dënimin e gjenocidit serb dhe të krimeve dhe dhunimeve gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në komunikatë. Veseli e ftoi Pelosin që së shpejti ta vizitojë Kosovën.

More in BALLKAN, LAJME
Skadimi i pasaportave dhe kartave të identitetit, Lleshaj: Të gjithë të nxitojnë sot, të mos befasohen nesër

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sërish sot për skadimin e pasaportave apo kartave të identitetit. Në një postim...

Close