X

“Kosova është shtet!”, fraza që u censurua fjalimi i Macron në Beograd


Vizita dyditore e presidentit francez, Emanuel Macron në Beograd, u parapri nga raportimi entuziazt e për pasojë edhe subjektiv i mediave serbe, të cilat mbulonin takimin e pritshëm kokë më kokë mes dy homologëve (Macron-Vuçiç), duke vënë theksin tek prirja e Francës për të anuar kah Serbisë në drejtim të rivendosjes së dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën.

Mirëpo, përkundër pritshmërive, Macron, gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Vuçiç, u shpreh se Kosova dhe Serbia ishin dy shtete fqinje që e kishin të ardhmen së bashku në Evropë. Pikërisht kjo frazë nga ligjërata e kreut të shtetit francez, që u pasua nga heshtja e Vuçiç, i është censuruar publikut në mbulimin mediatik.

Mungesa e objektivitetit të mediave vendase që në këtë rast ka fshehur mesazhin më thelbësor të vizitës së Macron në Beograd, u vu në pah nga deputeti i pavarur serb, Gjorgje Vukadinoviç, i cili theksoi se krahas “mediave që nuk e kanë transmetuar këtë deklaratë, nuk kanë reaguar as krerët e shtetit serb”.

Gjithashtu, politikani serb ka sjellë në vëmendje reagimin aspak të sjellshëm të Ministrisë së Jashtme, të udhëhequr nga Ivica Daçiç, ndaj ambasadorit të francës në Beograd, Federico Mandoloni, të cilit për një deklaratë të ngjashme me Macron, i ishte thënë “”osova nuk është fqinje e Serbisë”.

Nga ana e tij, presidenti francez publikoi një pjesë të fjalimit të tij në “Tëitter”, ku fliste specifikisht për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. “Ne duhet të ndërtojmë së bashku paqen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruante Macron.

Gjatë vizitës së tij në Serbi, kreu i një prej shteteve lider të Bashkimit Evropian, premtoi të përfshihet në procesin e rifillimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, me qëllim arritjen e marrëveshjes së përhershme gjithëpërfshirëse. Për këtë qëllim, ai u shpreh se do të organizonte një takim të veçantë Beograd-Prishtinë me pjesëmarrjen e Kancelares gjermane Angela Merkel në Paris, rreth muajit shtator.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN
Portret/ Kush është gruaja që u votua sot për të drejtuar BE

Ish ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, do të jetë tani në postin e presidentit të Komisionit Evropian...

Close