X

Atletico heq dorë nga Hysaj, shkodrani në fokusin e Romës

Insistimi i Napolit mbi vlerën e kartonit të Hysaj ka bërë që Atletico të tërhiqet për momentin nga ideja për të transferuar shkodranin në Madrid. Presidenti De Laurentiis kërkon 20 milion euro për Hysaj, një shumë e lartë për klubin spanjoll, pasi me pak sforco ekonomike, Atletico mund të arrijë tek Kieran Tripper.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Atletico është futur në grupin e ekipeve që kërkojnë shërbimet e mbrojtësit të Tottenham. “Gjelat” vlerësojnë kartonin e Tripper me 30 milion euro.

Nga një lojtar, i cili kërkohej nga pjesa më e madhe e ekipeve europiane, ofertat për Hysajn sa vijnë e minimizohen, të paktën ato zyrtare. Gjithsesi Hysaj është një lojtar i cili vijon të ketë admirues në Serie A, një prej tyre sipas Calciomercato.com është dhe Roma.

Hysaj është ende nën kontratë me Napolin deri në vitin 2021 nga ku përfiton 1,5 milion euro në sezon por si Hysaj ashtu dhe agjenti i tij e kanë bërë të qartë se kërkojnë të ndryshojë skuadër sezonin e ri.

More in LAJME, SPORT
Shehu: Në Gjirokastër, shtëpia e diktatorit vend peligrinazhi

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se kjo qeveri vazhdon që të përhapë...

Close