X

Shtrëngoi duart me Spartak Brahon, flet Agron Tufa: Më zgjati dorën, jemi kundërshtarë por…

Kreu i Institutit kundër Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, dhe studiuesi Çlirim Hoxha ishin të ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës ku folën për temat e debatit të hapura prej kohësh lidhur me krimet e komunizmit si dhe për mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve.

“Gjithë lufta bëhet për ta mbrojtur Luftën Nacional Çlirimtare nga krimet që nuk i themi ne por e thonë dokumentat. Përballë kësaj padrejtësie nuk është se ne po bëjmë historinë, as nuk marrim përsipër të bëjmë moralin e luftës, por ne studiojmë për krimet e komunistëve gjatë luftës. Kemi zbuluar që ato janë bërë përgjithësisht nën presionin dhe shërbimin e emisarit Jugosllav”, tha ndër të tjera Tufa.

Ndërkohë, studiuesi Çlirim Hoxha u shpreh se po kufizohet e drejta e dijes. Ai shtoi se në disa nga dokumentat që ka studiuar dhe prezantuar i ka analizuar në përputhje me ligjet që vetë komunistët i kishin shkruajtur dhe i zbatonin. “Ajo që ka prekur disa sendimente të shqoërisë është qasja, sepse nuk kanë problem me aspektin moral por me atë ligjor. Është e vetmja periudhë e lavdishme e të majtës me të cilën krenohen e nëse dalin të vërtetat ajo del thjeshtë si një organizatë që vriste dhe ndëshkonte në mënyrë të paligjshme”, tha Hoxha.

Ndërkohë sa i përket vullnetit të Parlamentit Shqiptar për hapjen e dosjeve dhe zbulimin e krimeve të komunizmit, Tufa tha: “A kemi ne të drejtë të dyshojmë që ky parlament nuk ka interes për zbardhjen e krimeve të komunismit? Unë theme se jo. Por pse bëhet ky amendim në një kohë kaq të muzgët, ku gjërat përpiqen të bëhen me nxitim”.

Tufa u pyet nga gazetari Enea Maksi se e pengon ligji institucionin që drejton për të bërë punën tuaj duke qenë se është pranuar nga të gjithë përderisa është marrë vendimi për t’u përshtatur?

“Ligji do të miratohet pas dy ditësh. Shkenca nuk njeh prejre me gërshërë apo kufizime, sepse humaniteti ka të bëjë me studimin e tri kohëve, të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes. Nëse flasim për disa protagonist të krimeve të komunizxmiot që kanë bërë masakra, deh ne I trajtojmë nëpër dokumenta, ne duhet ti ndajmë në periudha? Si mund të thuash që këtë preke këtë krim mos e prek”.

Hoxha: “Janë bërë arrestime në shtator të ‘44 dhe gjyqi është bërë në dhjetor të ’45, ky është rasti dhe shembulli konkret se si funksiononte ligji në atë kohë”

A ka ndryshuar qëndrim Braho, pasi jeni parë duke shtrënguar duart sëbashku?
“Ai më zgjati dorën dhe unë nuk mund të refuzoja nga edukata familjare. Dora e shtrirë nuk refuzohet dot. Unë nuk i shoh si komunistët, që thonin armiqësi deri në vdekje. Unë me Spartak Brahon jemi kundërshtar për një X arsye por jo armiq. Sigurisht që më zgjati dorën, folëm, për diçka më pyeti dhe kaq. Por thelbi është gjyqi që do të zhvillohet në shtator”.

Duke folur reth programit dhe axhendës që ndjek në vijimësi institute që drejton, Tufa tha: “Puna e institutit fukusohet tek botimi i sa më shumë librave, studimeve dhe dëshmive dhe këtë e kemi bërë. Ne kemi realizuar edhe filma e dokumentarë të gjatë e të shkurtër. Kemi bërë të mundur edhe dhënien e informacionit në gjimnaze dhe universitete. Është drejt përfundimit një projekt enciklopedik “Fjalor enciklopedik i viktimave të krimit komunist”, janë konferencat pafund, tubimet shkencore e memoriale dhe jemi të vëmendshëm në hartimin e raporteve e statistikave”.

Mendosj se keni hasur vështirësi në punën tuaj në atë kuadër që ju pengon ligji. A janë marrë parasysh propozimet që keni bërë për ndryshime të mundshme?

“Ne jemi përgjegjës për mbajtjen e publikut me informim. Ne patëm me të vërtetë një projekt shumë të ngjeshur informues se sa ish-oficer e sigurimsa (që janë mbi 2500) për ti bërë publik, dhe që hapen gjithë këtë debat që u zhvillua. U kthye në një mbrojtje të mundimshme nga ana jonë por që jemi të vendosur për të shkuar drejt një pastrami nga kjo ndotje toksike”.

More in AKTUALITET, LAJME
Ish- i dashuri e shpërfytyroi me acid, gjesti prekës që partneri bën për ish-Miss-in e Italisë (Foto)

Ish-missi i Italisë Gessica Notaro u shpërfytyrua me acid nga ish-i dashuri i saj që tashmë është i dënuar me...

Close