X

Shkarkimi i Arben Malajt? Shehu: Si Pleniumet e dikurshme të KQ

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar pas kërkesës së PS për shkarkimin e Arben Malajt nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Shehu vlerëson se procedurat për shkarkimin e Malajt po bëhen si në kohën e Partisë së Punës.

Postimi i Tritan Shehut:

“Kembanat” nuk bijen per Z.Malaj.

Mbas fillimit te procedurave per shkarkimin e Presidentit Meta, maxhoranca mbledh firmat e deputeteve per shkarkimin e Z.Malaj.

Dhe kjo jo me inisiative te vete Bankes, por te deputeteve, pra ndesh me Ligjin dhe mbi ngjyrime politike.

Kuvendi i Shqiperise keshtu po merr rolet e Pleniumeve te dikurshme te KQ, qe vecse priste koka.

“Kembanat” po bijen tashme qartesisht per atrofizimin e demokracise e pluralizmit shqiptar.

“Kembanat” po bien per forcimin ne Shqiperi te nje sistemi autokrat, te bazuar mbi modelet e despoteve te Lindjes.

Argumentat per rastet nuk kane asnje vlere; te tilla si per “shkelje te etikes” etj, mund te gjenden rendom per gjithesekend, ashtu sic gjente Diktatori dikur ne po ate godine, ashtu si “gjykatat” denonin me Nenin 55, apo ashtu sic veprojne autokratet e sotem.

Rendesi ka mentaliteti, procedurat, transparenca, pranimi ose jo i diversitetit; mesazhi tejet alarmant qe tregon se “shtegu” antidemokratik po transformohet cdo dite e me shume ne Shqiperi ne nje “autostrade” te rrezikeshme drejt Lindjes.

Quo vadis keshtu Vendi im?

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
BD dërgon në Kolegjin Zgjedhor ankimimet për 30 qershorin/ Patozi: Nëse nuk hapen kutitë, Rama….

Bindja Demokratike dorëzoi sot në Kolegjin Zgjedhor ankimimet e saj për procesin e 30 qershorit, duke nënvizuar se është e...

Close