X

Rrëfehet Rudina Xhunga: Ja si u njoha me bashkëshortin gjatë emisionit. Vendimi për të mos patur më fëmijë

E ftuar në “My Living” në Vizion+, Rudina Xhunga ka treguar dhe për vendimin se nuk do të ketë më fëmijë të tjerë, por të gjithë vëmëndjen do ia kushtojë vajzës së saj, Alana.

“Gjatë një emisioni, unë e kisha ftuar Dritanin në një emision për politikën e jashtme. Njohja u bë për herë të parë kur e takova sepse unë nuk e dija dhe nuk e bëja lidhjen që  ishte ai që shkruante te “Shqip”.  Gjithë stafi bëri tifozëri.  – Shiko sa e mirë që është, shiko sa i mirë që është.  Ata thonin që po, ashtu thonin ata. Unë nuk e shikoja se isha shume e fokusuar. Të gjithë më ngacmonin. Ishtë bërë një situatë që sipas meje nuk po ndodhte, sipas tyre po ndodhte. Pastaj pati një herë të dytë emisioni dhe ne u takuam. Marrëdhënia jonë ka qënë shumë e rrufeshme, ne jemi fejuar , martuar shumë shpejtë dhe Alana ka ardhur gjithashtu shumë shpejtë. Nuk pritëm shumë”, thekson Xhunga.

Intervista e plotë

 Bruna: Rudina mirë se të gjej.

Rudina: Mirë se erdhe.

Bruna: Kënaqësi shumë e madhe dhe ide shumë e mirë kjo, të takoheshim në mes të natyrës.

Rudina: Kam qënë dhe herë tjetër, por si kësaj rradhe kaq shumë gjelbërim, faleminderit që më solle.

Bruna: Besoj që kjo është një periudhë e vitit që e shijon shumë dhe për këtë arsye.

Rudina: Të gjithë e shijojmë, sa mirë që ka dhe periudha të tilla.

Bruna: Faleminderit shumë, shoh që porosinë e paske bërë.

Rudina: Fruta natyrale nga të fermës.

Bruna: Besoj se takimi i sotëm e prishi rutinën e ditës tënde, apo ti kur del nga shtëpia je e përgatitur për çdo gjë ?

Rudina: Jo kaq bukur sa e the. Zakonisht në punë, me pak mundësi pushimi. Para dy ditësh isha për darkë me mikesha të mia të vjetra që nuk i kisha parë prej kohës, dhe kur u bëra gati të dilja, ime bijë më tha: “ ti je grua e martuar, si mund të dalësh në darkë ”?  Në atë moment i thashë vetes-  e di që unë nuk dal fare ? Prandaj ajo ka të drejtë që mendon kshu. Dita ime është agjendë, u bë dhe kjo u bë dhe kjo. Pastaj jam pothuajsë gjithë kohës me Alanën dhe Alana është me mua.

Bruna: Më vjen shumë mirë që sot kemi mundësi të flasim përtej pasionit tënd që është gazetaria. Që do të thotë që Rudina Xhunga ka dhe pasione të tjera. Si fillim gëzuar.

Rudina: Gëzuar. Natyra është një prej pasioneve që ka ardhur vonë. Nuk e dija që kisha kaq dëshirë të rrija në natyrë, kur shikoja mamin që i fliste luleve dhe sillte kaq shumë lule në shtëpi. I thoja- ma ke bërë këtë shtëpi, çfarë është kjo ? Tani jam unë që, nuk kam filluar t’i flas akoma, por që do vijë dhe ajo ditë, por që gëzohem shumë. Sidomos kur ka një lule që është vyshkur dhe me pak ujë dhe me pak pleh, gëzimi i madh. Lulet në shtëpi, lulet në lagje. Një lidhje me natyrën e pazakontë. Gati, gati ka ardhur rrugës.

Bruna: E çuditshme është që nuk e keni zbulura më herët, një vajzë nga Vlora që nuk e ka zbuluar më herët lidhjen me natyrën.

Rudina: Unë kam lindru në një shtëpi me të gjitha lulet. Korridore të gjata lulesh, zambakë, trëndafila, çdo lloj lule të mundshme. Ndërsa pjesa  e pasme e shtëpisë ishte me pemë. Fiq, dardha, kumbulla italiane, mana. Të gjitha ato u harruan kur unë ika nga shtëpia dhe nuk e mbaja mend më këtë periudhë të jetës time. Më pas u freskua se me kalimin e viteve endrrat e mia ishin vetëm në atë shtëpi. Unë çdo ëndërr e shikoj aty në shtëpinë ku kam lindur .

Bruna: Ke shumë foto ?

Rudina : Shumë se duke qënë dhe fëmija i parë. Me kanë fotografuar pafund. Jam në lulet e shtëpisë, në pemët e shtëpisë, jam kudo.

Bruna: Kuptoj që je kthyer në shtëpi, të pëlqën shtëpia, a bën punë shtëpie ?

Rudina: Pasionet e time bije janë kthyer në punë për mua. Ajo do peshq. Unë mbaj peshq në shtëpi.  Zgjohem herët dhe kujdesem që peshku i zi që është më dembel të hajë i pari. Ose zogut që  i flas dhe i them: “ Hëmo u zgjove ti”; dhe Alana më thotë-  Mjaft fole me këta mi mami, vetëm unë jam vajza jote, çke me këta”. Sepse ajo i ka menjëherë. Do breshka uji dhe i ka. Ndërsa unë kujdesem për breshkat e ujit. Punët pastaj nga pak, jam njeri që nuk e pëlqej rrëmujën, më shqetëson rrëmuja dhe nuk arrij të fokusohem.

Bruna: Të pëlen të gatuash ?

Rudina: Jo.

Bruna: Gatuan bashkëshorti yt, ndoshta është një punë që e keni ndarë dhe e bën ai ?

Rudina: Jo, jo nuk e kemi ndarë kurrë, se ai e nisi dhe e quajti përgjegjësi të madhe. Jo tha- çfarë është kjo shtëpi ku i thuhet babit çfarë do ha. Kujdesemi nga pak të dy. Unë nuk është që përtoj të gatuaj, gatuaj,  por ata nuk më hanë. Nuk i pëlqejnë gjërat që gatuaj.

Bruna: Një recetë e jotja do të jetë shumë e mirë,  deri aty sa vajza të thotë, mami nëse do të gatuash ti, gatuaj këtë.

Rudina: Jo, jo, fare. Alana thotë: “ Po tani ti nuk di ta bësh këtë o ma, gatuan nëna më mirë. Unë bëj ndonjëherë byrek, ose supë me peshk. Ajo thotë- ça është kjo supa që mban erë ? Po me peshk mi. Kështu që nuk mburren dhe nuk lëvdohem për punën e gatimit.

Bruna: Me duket sikur me ardhjen e Alanës ke zbuluar disa pasione të tjera dhe ke kuptuar që disa gjëra ke qejf t’i bësh dhe disa të tjera jo, si  e ke marrëdhënien me vajzën ?

Rudina: Si gjithë  mamatë që nuk pushojnë së foluri. Kur ti nuk ke fëmijë, dhe dëgjon një grua tjetër që flet për fëmijën, bëzdisesh dhe me siguri kjo i bën dhe shoqëritë të ndryshojnë apo të lidhin bisedat apo interesat. Me kalimin e kohës zbulova që mund të më bëhej shoqe dhe bashkë flasim. Qysh kur lindi, unë e merrja me vete, kuptohet që vinte ose babi, ose vjehrra ime ose mami im që më ndihmonin, ishte e pamundur të ishim vetëm të dyja, por tani që është rritur më shoqëron. Per shembull, para pak ditësh ishte në Vjenë me mua, sepse unë kisha një intervistë më Sajmirin, ishte një zonjë italiane dhe bashkëshorti im. Ishim të gjithë për darkë. Burri im kishte përballë atë zonjën dhe fliste shumë, ndërsa unë qeshja, qeshja me diçka që më tregontë Sajmiri.  Ndërsa ajo më thotë: “ Mjaft qeshe me këtë çunin moj ma, mjaft qeshe”. Pse moj unë e kam shok, po e intervistoj, edhe babi po qesh. Po thotë ajo: “ Por ajo gruaja është italiane dhe plakë”. Kështu që na kontrollon, ka një xhelozi që nuk ka lidhje me faktin që në komunikojmë për xhelozi në familje, ne nuk e kemi. Unë nuk jam njeri kontrollues, as xheloz, as Dritani nuk është fare madje më shumë se unë. Por,  Alana ka një kontroll ndaj nesh, psh unaza, pse nuk ke unazën, unazën e mbajnë gratë e martuara. Ka ca gjëra që na çudisim herë pas here por i vemi mbas avazit .

Bruna: Prandaj para se te vije këtu ishte Alana ajo që pa veshjen tënde, aksesorët e tu.

Rudina: U sa e shkurtër je tha. Se televizioni do të thotë takë për të.

Bruna: Ashtu, dukesh hsumë bukur me këtë veshje. Alan mos po rritet një gazetare shqiptare e së ardhmes ?

Rudina: Vëzhguese është, ka opinionet e veta për gjërat. E di çfarë më bën përshtypje mua që unë shpresoj që ta kenë dhe fëmijë të tjerë, kjo lidhja me natyrën. Psh unë që jam kaq e lidhur me natyrën me vjen dhe prej saj, nevoja imë për ta rritu atë në gjelbërim dhe njoha Kopshtin Botanik. Ti krijon dashuri për gjërat kur ke nevojë për to.  Një gjë që vej re te Alana dhe shoqet e saj, në momentin psh që hapa çezmën, : “ O ma jo me aq presion, se harxhon ujë, o ma nuk  ke fikur dritën akoma?”

Bruna: Ndërgjegjësim.

Rudina: Po ndërgjegjësim dhe më plqen shumë kjo gjë. Ose kur flasim për të tjera: “ Ky është pambuk, me çfarë është i bërë ? Dmth janë prerë pemë për të bërë fustanin tënd, pse duhet të kesh kaq shumë fustane ? Mua më pëlqen ndërgjegjësimi që kanë ato për bëtë. Ne nuk e kuptonin fare dhe kur e kuptuam, thamë: ” Ohu unë do ta shpëtoj botën?”- E ato mendojnë që secila prej tyre mund ta shpëtojë. Më pëlqen, Më pëlqen mënyra se si po rriten.

Bruna: Po ti vetë do të doje ta trashëgoje profesionin te Alana ?

Rudina: Nuk jemi të fokusuar se çfarë do të bëjë ajo më pas se kush e di çfarë do bëjë ajo më pas. E rëndësishmë është të ketë empati, pasione të zbulojë ajo se cfare do të bëjë, unë jam e prirur për njerëz që hecin, pastaj se në cilën rrugë.

Bruna: Bashkëshorti yt përfshihet në familje, përfshihet në shtëpi, a është ai prezent ?

Rudina: Padyshim që po. Në fillimet tona kisha shumë dilema për Alanën, ku ta mbaj, si ta mbaj, dhe që aty u morr ajo rrugë që ai më rrinte shumë afër.  I jepja për të pirë Alanës,  dhe isha shumë e fiksuar që nëse ajo kishte orarin duhet t’ i jepja për të pirë. Dritani thoshte-  po ka njerëz këtu.  “Nuk ka problem”- thoja unë,  “Duhet patjetër që të pijë gji në publik sepse dhe publiku duhet të vetëdijësoet që nëna japin gji”. Po ça publiku është ky, këta janë të gjithë pleq, pse duet të ndërgjegjësohen ata kur nuk do ju ndodhë të kenë fëmijë.  Qeshnim, herë më humor herë duke zhvlërësuar dramat e mia. Kemi qënë bashke dhe në rritjen e saj dhe jemi bashkë në çdo gozhdë që ngulet në atë shtëpi.

Bruna: Le të flasim pak për kohë para se  të vinte Alana, si u njohët ju me njëri-tjetrin ?

Rudina: Në punë ku tjetër se ? Unë në punë isha gjithë ditën.

Bruna: Vetëm aty mund të ndodhte.

Rudina: Gjatë një emisioni, unë e kisha ftuar Dritanin në një emision për politikën e jashtme. Njohja u bë për herë të parë kur e takova sepse unë nuk e dija dhe nuk e bëja lidhjen që  ishte ai që shkruante te “Shqip”.  Gjithë stafi bëri tifozëri.  – Shiko sa e mirë që është, shiko sa i mirë që është.

Bruna: Pra stafi të bëri që ta shohësh me tjetër sy të ftuarin tënd ?

Rudina: Jo, kam përshtypjen që dhe mua më pëlqeu, por patjetër që ata bënë të gjithë tifo.

Bruna: Ndërkohë që stafi të tha ta shihje, ai po të shikonte ty ?

Rudina: Ata thonin që po, ashtu thonin ata. Unë nuk e shikoja se isha shume e fokusuar. Të gjithë më ngacmonin. Ishtë bërë një situatë që sipas meje nuk po ndodhte, sipas tyre po ndodhte. Pastaj pati një herë të dytë emisioni dhe ne u takuam. Marrëdhënia jonë ka qënë shumë e rrufeshme, ne jemi fejuar , martuar shumë shpejtë dhe Alana ka ardhur gjithashtu shumë shpejtë. Nuk pritëm shumë.

Bruna: Pra ti nuk prite shumë për t’i thënë po propozimit të tij ?

Rudina: Jo, fare.

Bruna: Çfarë ka ndryshuar prezenca e tij në jetën tënde ?

Rudina: Më ka bërë më me këmbë në tokë. Duhet ta pranoj. Unë jam njeri që fluturoj. Uaa sa  bukur, sa bukur, i lej gjithë punët dhe merrem me këtë. Kaloj nga një punë te tjetra.

Bruna: Nuk duket. Duhet të jesh një natyrë tepër e organizuar.

Rudina: Jo, jam bërë rrugës, nuk kam qënë.

Bruna: Atëherë kjo është pjesa e shkrimtares.

Rudina: Po kjo është pjesa e shkrimtares.

Bruna: Sepse nëse je shkrimtare duhet të jesh e organizuar patjetër.

Rudina: Saktë. Organizimi ka ardhur mbas martesës. Nuk e di a më organizoi Dritani apo marrëdhënia familjare. Nuk e di as vetë erdhi në mënyrë të papritur. Po atë të qënit lunatike që kisha e humba. E humba rrugës. Tani nuk kam shumë luksin të jem lunatike. Sepse ajo o ka një problem, ose kërkon diçka, o Dritani ka një kërkesë, dmth ti je e detyruar të marrësh përgjegjësi. Kjo nuk është gjithmonë e bukur sepse më e bukur është të jesh lunatike, por tani ka një fëmijë tjetër në familje, kështu që nuk mund të merren të gjithë me mua. Kështu që unë kam më kujdes dhe herë pas herë i lejoj dhe hapësira vetes, kuptohet.

Bruna: Ndërkohë po mendon që mund të ketë  një tjetër fëmjë në familjen tuaj ?

Rudina: Jo, ne kemi mbyllur me Alanën.

Bruna: Alana dëshiron një fëmijë tjetër apo dhe ajo do të jetë qëndra e vëmendjes, qëndra e botës.

Rudina: Në fillim donte dhe e kishte me qejf, por tani ka hequr dorë dhe ajo, dhe nuk diskutohet. Ndonjëherë kur unë kam më shumë bark, si sot psh. Më thotë,- Mendoj që je shëndoshur.  Po pse- i them unë,-  mund të kem një beb. Jo nuk besoj- thotë ajo.

Bruna: është e bindur që kjo gjë nuk do të ndodhë.

Rudina: Po nuk do të vijë bebi.

Bruna: Për zonjat e ekranit, dukja është një nga ato element që është është i rëndësishëm. Sa kohë i kushton ti në ditën tënde ?

Rudina: Ja sot më kritikoi shumë Tefta, e cila më qep herë pas herë rroba. Edhe më tha,-  “Po ça bën moj, pse nuk vesh rrobat që të qep unë?”  Kështu që unë nuk i kushtoj rëndësi maksimale veshjes dhe paraqitjes sime, sepse jam në punë gjithë kohës. Unë nuk bëj maksimumin ndonëse do të doja ta bëja. Jam e kujdesshme,  por nuk bëj maksimumin

Bruna: Pjesa tjetër sportive ?

Rudina: Po pjesa tjetër sportive, nuk lyhem, pak rroba darke dhe ato shumicën që nuk i përdor shumë.

Bruna: Kuptoj që ke një grua që kujdeset për një pjesë të veshjeve të tua dhe pjesën tjetër e përzgjedh vetë ?

Rudina: Kam një vajzë që dhe ajo më këshillon, por që ditën që më duhet nuk e marr në telefon. Kështu që duke folur ne telefon për punën, shkoj te gocat në studio dhe ju them të më gjejnë diçka që më duhet për emision dhe e vesh. Mbase është gabim. Psh Vera Grabocka që është një njeri i rëndësishëm në jetën time po më thoshtë para një jave.” Moj ca bën ? Pse nuk e merr Mirandën të të veshë, pse mos të të këshillojë ajo, pse vishesh vetë ti ? Pse e bën këtë gjë ?

Bruna: E ke përmendur edhe njëherë, Vera Grabocka ka qënë një model frymëzimi në jetën tënde.

Rudina: E kam takuar shumë hershëm, qëkur isha gazetare kulture te Koha Jonë, te Aleanca. Unë isha akoma mbarim studente, sapo isha filluar punën. Vera më mësoi A-në e profesionit. Që ti mund ta dish por dikush duhet ta thotë. Ca gjëra ti i di, por pa ti vënë dikush në dukje është pak më e vështirë. Më thanë një moment që unë po bëja një shkrim me shumë pasion që nuk më përkiste, – “Përse ti nxjerr me duart e tua, gështenjat e të tjerëve ? Mos e bëj kurrë, je shumë e talentuar, pse e djeg veten ?-  Pastaj në një moment tjetër, nuk e harroj kurrë, ai ka qënë një moment shumë i vështirë. Mbaj mend që unë pata një problem në punë dhe më hoqën nga puna. Unë punoja te një revistë,  Aksi, më hoqi nga puna kryeredaktori i revistës, për një shkrim që duhet të dorëzoja për Verën. Si kushdo që mund të thotë, e punë e madhe Rudina se do gjesh punë tjetër. Jo ajo erdhi me mua, mori me vete Timon, shkuan te Aleksandër Frangaj dhe thanë, –Rudina nuk e ka fajin, e kemi ne. Unë që atëherë i isha mirënjohëse. Kjo është një prej gjërave që kam te vetja, jam mirënjohëse. Nuk e harrova  kurrë pastaj që ajo ishte një njeri i rëndësishëm për mua. Herë pas herë ka pasur njerëz të rëndësishëm në jetën time, të cilët kanë qënë mentor dhe kur nuk e dija fjalën mentor, kjo është një gjë që mundohem të bëj unë tani për gocat e vogla. Të ju jap një dorë, sikurse të ju them dhe një fjalë, por të ja u them atë fjalë që mund t’i ndihmonte. Të gjithë kemi nevojë për një fjalë ose të na flasin, dhe unë e bëj pa kursim për njërëz që vlejnë. Mendoj që sa më shumë të rrethohemi me njerëz që vlejnë aq më e mirë do të jetë jeta jonë, përndryshe asgjë nuk ndodh me një lule.

Bruna: Ndërkohë përsa i përket anës sportive, a kujdesesh a del nga liqeni për një ecje ?

Rudina: Nuk jam shumë tip sportive, por kujdesem më shumë për ushqimin. Mendoj që duhet ta rikthej te vetja. Kujtoj kohën kur nga liqeni shkoja nga ora 5-7 e mengjesit dhe në atë kohë nuk kishte asnjë njeri dhe unë mendoja këta që dalin nga liqeni do kenë ndonjë hall, se kishte shumë pak njerëz, pastaj erdhën të gjithë edhe fillova ta le. Tani them për cdo ditë që do shkoj, por e shtyj për ditën tjetër. Do shkoj.

Bruna: Më thua që je e kujdesshme për ushqimin, si ja del ?

Rudina: Mundohem me ushqim vegan. Më shkon, dhe ka goxha kohë ndonëse e kam bërë me ndërprerje, sepse të shtunë dhe të dielë unë pëlqej peshkun,por që gjatë javës unë jam vegane. Biles kur i thashë Dritanit për herë të parë ? Unë…-  He tha ai,-  Do bëhem vegane.-  Thashë ça do bëheshe, se na trëmbe, po bëhu mi ca problemi ka.-  Nuk mund ta bësh vetëm për modë duhet dhe të të shkojë. Unë kam zbuluar rrugës që më pëlqen dhe nuk bëj dot pa të. Kam problem që Dritani dhe Alana janë mishngrënës.

Bruna: Të pëlqen të udhëtosh ? 

Rudina:  Shumë. Më shpesh në Shqipëri. Unë e dua shumë, Shqipëria është një nga vendet më të bukura ku kam qënë, mos flasim pastaj për Vlorën që ka gjithmonë një vend për të zbuluar. Shqipëria është e jashtëzakonshme, do e ribëja përherë, për të ja treguar gjithmonë një njeriu.

Bruna: Po udhëtime jashtë Shqipërisë ?

Rudina: Po udhëtoj, kam udhëtuar më shumë jashtë Shqipërisë sepse ishin udhëtime pune, intervista. Të dëgjoja që kjo po ndodhte atje unë shkoja me vrap. Tani është pak më e vështirë, plus që unë pëlqej të udhëtoj familjarish. Pëlqej që Alanën mos e ndaj.

Bruna: Bëjmë një shëtitje ?

Rudina: Faleminderit që na sollë këtu.

Bruna: Rudina si i kujton fillimet e tua në gazetari dhe si vendose se do të bëheshe gazetare ?

Rudina: Tani te kjo tjergulla me kiëi vështirë të të tregoj për fillimet ose do të ta tregoj në mënyrë tjetër. Ka qënë rastësi e madhe. Më pëlqente të shkruaja, provoja, dërgoja nëpër gazeta. Madje kam qënë nën fiqtë e shtëpisë time e vogël, kur prisja gazetën Drita, dhe prisja nëse ishte botuar poezia që kisha dërguar. Atje ulesha dhe rrija prisja, ta hap por kur të ulesha atje. Ti zbulon që do të ndërrosh profesion, janë gjëra që ndryshojnë. Puna jote nuk është jeta jote. Mundohem të ja them shpesh vetes edhe pse për fat të mirë unë bëj punën që dua. Nuk e kam fjalën vetëm që intervistoj njerëz , por tregoj, tregoj njerëz që njoh, tregoj vende të bukura. Mundohem të ndaj pasionet e mia dhe vendet që njoh me njerëz të tjerë. Kjo është gazetaria sipas meje, të ndash atë që shikon.

Bruna: Ti kur e kuptove këtë gjë, që profesioni im nuk është jeta ime.

Rudina: Unë nuk e harroj një moment kur kam qënë para ekranit, një emër dhe fytyrë e panjohur, po fliste, një zonjë, me shumë pasion. Fliste për ca gjëra të bukura që kishte bërë dhe kishte parë në RTSH. Unë ktheva kokën që ta shikoja mos e njihja se kam punuar në RTSH. E njoh, e kam parë,-  nuk e kisha parë. Ajo fliste me kaq pasion, sa  ë mbërthente te ekrani dhe tregonte ca gjëra që kishte parë dhe unë nuk kisha dëgjuar asnjë prej tyre. Në një moment e pyesin, se ca bentë tani. Tani-  tha ajo,- jam vetëm. Unë ngriva dhe mendova se sa unë i tregoja njerësve për gjërat që bëja dhe kur e gjitha mbaronte të jesh i vetëm. Aty i thashë vetes, jeta jote është të mos jesh vetëm. Sepse nuk mjafton asnjëherë të ndash nga një ekran atë që ti bën, duhet ta ndash përballë më njerëz që ti do pa kushte.

Bruna: Duket që ti bën një punë që do shumë më pasion të jashtëzakonshëm që lehtësisht lexohet. Në një moment a ke thënë, sikur të kisha bërë një profesion tjetër.

Rudina: Jo në një moment kam thënë sikur të isha pak më e gjatë, sa ti psh, sikur të isha pak më  e dobët, sa ti psh. Po jo nuk kam thënë.Kjo është gjëja që e bëj me qejf. Nuk kam komplekse të thëm që do të doja të isha ndryshe, mirëpo jam mësuar me veten time dhe këto dilema kanë kaluar.

Bruna: Po asnjera nga këto të dyja nuk të bën një gazetare shumë të mirë dhe të zonjën. A është gazetari një mjedis që ka xhelozi, ti si e sheh pas kaq vitesh ?

Rudina: Xhelozia është pjesë e punës. Ishte një video shumë e bukur, e drejtorit të Benz, i cili kishtë lënë punën, dhe rivalët i bënin një video duke e falenderuar për kompeticionin që kishte dhuruar. Kështu që ku ta gjesh të ketë konkurrencë e xhelozi, këto nuk është që e bëjnë të  shëndetshëm apo të pa shëndetshëm një ambjent, e bëjnë të gjallë. Kështu që mirë se të jenë.

Bruna: Kur ti ke nisur dhe je përfshirë në këtë profesion nuk ka patur kaq shumë vajza, ndërkohë në këtë moment ka shumë gra që janë pjesë e gazetarisë shqiptare, ti mendon që prurja e tyre e ka bërë gazetarinë më të mirë ?

Rudina: Patjetër e ka bërë më njerëzore sepse më  femërore do të thotë më njerëzore. Më beso ja quaj dhe vetes kontribut që ka më shumë femra sepse duke parë që ti mund të ekzistosh, mund të mbijetosh, ti mund të ja dalësh, erdhën dhe ju afruan këtij profesioni që dukej shumë mashkullor edhe shumë muhabet burrash. Jo, jo nuk është. Edhe një grua mund të drejtojë, edhe një grua mund të jetë një gazetare shumë e mirë, edhe në mund t’i bëjmë të gjitha. Living, politikë, edhe biznes edhe ushqim. Është një tokë edhe për gra.

Bruna: Pavarësisht kësaj Rudina, ende në krye të institucioneve drejtojnë meshkujt.

Rudina: Po, sepse ende ka drejtorë dhe jo lider. Kjo është e gjitha. Kur të fillohet të zhvillohet edhe më shumë ambjenti, të ketë pak më shumë. Të jetë më pak patriarchal, në kuptimin të ketë më shumë marrëdhënie, linqe dhe netëorqe, mes gocave dhe grave, atëherë do të ketë më shumë vajza që drejtojnë.

Bruna: Duket që ti je një nga ato gra që ja jep dorën grave të tjera, për të mbërritur suksesin, por në përgjithësi si e sheh klimën, a janë gratë mbështetëse të njëra- tjetrës ? Apo ato që kanë mbërritur kulmin dhe janë evidentuar shohin që të mbesin vetë aty dhe jo të mbeshtesin të tjerat ?

Rudina: Unë mendoj që ti shkëlqen më shumë mes zonjave dhe më të reja dhe më të bukura dhe me të afta se ti. Shkëlqen nuk humbet asgjë. Përkundrazi përmirësohet puna. Ne e kemi patur të vështirë prandaj kemi pasur kohë të mësojmë shumë më tepër, të zhvillohemi shumë më tepër që të jemi këtu ku jemi. Tani ka ardhur momenti ynë.

Bruna: Po ti si i ke marrëdhëniet me koleget femra ?

Rudina: Shumë të mira. Për aq kohë sa unë rri me koleget, kam shoqe të të gjitha kohërave. Per shembul Ilva Tare është një shoqe e të gjitha kohërave të mija. Ishim para pak ditësh bashkë dhe po flisnim pikërisht për këtë gjë se çfarë bëmë me veten. Po flisnim dhe po qeshnim sepse të folurat pa të qeshura janë dramatike. Kur të takohemi me gocat tani nuk jemi më si dikur. Kemi ndryshuar. Dikur ankoheshim më shumë nga eprorët, tani  e bëjmë vetë fatin tonë.

Bruna: Po me kolegët meshkuj që bëjnë emisione politike.

Rudina: Patjetër që kam miq. Dikur kisha më shumë miq burra. Kam marrëdhënie kostante me miqtë që kam pasur gjithmonë. Psh dy prej gazetarëve që kam pasur dhe miq, përveçse konsultohesha, ishte Andi Bushati dhe Mero Baze. Nuk takohemi shpesh , por jemi. Unë psh në Dritare kam gjithmonë një shkrim të Bushatit apo shkrimin e Meros sepse i çmoj,i pëlqej.

Bruna: A të merr shumë kohë portal yt, sepse krahas emisionit ti drejton dhe një portal.

Rudina: Më merr shumë kohë, 24 orë.

Bruna:  Pra më shumë kohë se sa vetë program televiziv i përjavshëm.

Rudina: Emisioni është gjithë java, por gjithsesi unë mundohem të bëj atë që ndodh tani. Nëse unë e kam programuar një gjë dhe po ndodh diçka tjetër, në sekondë ne e kthejmë. Në portal, je 24 orë aty sepse përndryshe ka një gabim unë jam dhe e fiksuar me gabimet ortografike, duhet të kem ndonjë sëmundje, plus jam e fiksuar dhe me etikën, kujdesem, nuk ke pse të lëndosh njërëz.

Bruna: A është një ekip i madh  ai që punon aktualisht për dritare. net ?

Rudina: Nuk është shumë i madh. Ekipi i përditshmëm i turneve që ndërrojmë njëri- tjetrin. Për fat e nisëm bashkë .

Bruna: Si je ti si drejtuese ?

Rudina: Nuk jam drejtuese tipike ?

Bruna: Je lidere ?

Rudina: Shpirtërore, pa diskutim. Jam shume prezente. Nuk jam ti vazhdo bëj punën tënde, dhe unë vij të shoh. Jam prezente gjithë kohës. Kam një të mirë që e dalloj ça ke ti. Bëhesh apo nuk bëhesh. Dikur kam qënë më e butë ndërsa tani jam më e prerë dhe them-  ti nuk mund të bëhesh.

Bruna: Ty kush ta ka dhënë dorën ?

Rudina: Mua më ka dhënë dorën të gjithë. Mua më kanë dhënë dorën shumë dhe më kanë thënë shumë që mund të bëhesha. Duke filluar që nga Grabocka. Duke filluar me mësuesin tim të italishtes që më tha që kisha stof. Duke vazhduar me Kozetën që ishte njeri i jashtëzakonshëm, më shtynte të shkruaja dhe më shtyn akoma. Ajo ishte mësuesja ime e gjimnazit. Me thoshte-  shkruaj. Më mori ditarin  e asaj kohe. Do ta ruaj unë do të ta jap mbas 10 vjetësh. Mua nuk më durohej, shkoja çdo vit dhe thoja ta marr prapë. Çdo njeri që ka qënë afër meje më ka nxitur dhe ma ka vënë në dukje. Pastaj kam njohur njerëz të jashtëzakonshëm. Unë kam qarë kur Rexhep Qosja shkruajti për librin tim të parë,- “ Ky është bestseller i parë shqiptar.” Unë nuk e besoja që e kishte shkruajtur për mua. Me dukej si një njeri që donte të më ndihmonte. Kur e pyeta më pas, vërtet mendon. Po – tha – ke bërë një libër shumë të mirë. Ky është vërtet libër që çoi njerëzit në librari. I jam mirënjohëse çdo njeriu që më ka dhënë dorën dhe dua ta kthej. Nuk është një gjë që ti mund ta mbash. Ta fushësh në shtëpi dhe ta kyçësh në kasafortë. Kjo ekziston vetëm po e ndave dhe e ktheve.

Bruna:  A ka një shkrim tëndin apo   një intervistë e cila të ngjall nostalgji ?

Rudina : Viti ’97 ka qënë viti. Tregimet e mia ato që më futën ne gazetarinë reale kanë qënë në ’97. Ka qënë rastësi. Unë rastësisht kam marrë gjithmonë vendet. Unë isha gati por edhe nuk e dija që isha gati , pastaj ishte skena dhe unë hipja në skenë. Viti ’97 ishte një skenë sepse ishte frikë për të gjithë dhe askush nuk e dinte çfarë do të ndodhte por të gjithë e dinin që mund të të ikte koka, po të udhëtoje nëpër Shqipëri. E fillova me Cërrikun, një tmerr i madh por nuk dua ta kujtoj. Vlora pastaj ka qënë nje reportazh që më ka ngelur shumë në mendje, sepse ika në qytetin tim që nuk e njihja më dhe për mua ato janë shkrimet e mia më të rëndësishme që dhe më bënë gazetare, por dhe më bënë njerëzore.

Bruna: Dikur ke thënë se ke patur marrëdhënie shumë të mira me KM z. Edi Rama.

Rudina: Unë kam respect për kryeministrin e vendin tim, aq më tepër që ai është një artist, një njeri i fjalës, një njeri që e ka fjalën profesion, dhe normale që nuk mund të them e kam inat apo e kam qejf. Ai është KM I vendi tim dhe unë e respektoj.

Bruna: Aktualisht ti ke një program politik në një ekran, ndërsa bashkëshorti yt në një ekran tjetër. A e sheh atë si konkurrent ?

Rudina: Jo nuk e shoh si konkurrent, për sa kohë unë e ndjek, e vëzhgoj, kujdesem kam një lloj kujdesi, nuk mund të jetë konkurrent ai, është pjesë e jotja.

Bruna:  Atëherë a je kritike ndaj tij ?

Rudina: Po, po jam më shumë se sa duhet. Dritani e mirëpret, por thotë, – po tani ndryshove mendje prapë. Por gjithsesi ka shumë momente kënaqësie sepse ai është i qetë, është shumë racional, herë pas here ka pasion por në përgjithësi ka një lloj qetësie.

Bruna: Edhe Dritani nuk e ka problem kur nuk i drejtohen me emër, por si “ bashkëshorti i Rudina Xhunga”?

Rudina: Më përpara ishte me e shpeshtë kjo, “ Burri i Rudinës”. Pastaj në momentin që ishte në ekran dhe është, dhe nuk ka probleme të tilla, as për të ftuar. Nëse Dritani ka ndërmend të marrë dikë, dhe unë kam një mungesë ai ma thotë emrin dhe e marr unë pastaj.

Bruna: Pasi jeni martuar e ke patur në studio TV sërish ?

Rudina: Jo asnjëherë.

Bruna: Për të kuptuar a të sheh me të njëtin admirim.

Rudina: Qesh

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Shtrëngoi duart me Spartak Brahon, flet Agron Tufa: Më zgjati dorën, jemi kundërshtarë por…

Kreu i Institutit kundër Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, dhe studiuesi Çlirim Hoxha ishin të ftuar në studion e lajmeve...

Close